Nancy Pelosi: "Iphone u shpik nga qeveria, jo nga "Apple"
Steve Jobs është cilësuar nga shumëkush si një gjeni, si dikush që ndryshoi botën etj., epitete që nuk mungojnë në raste kur një ëndërr duhet mbajtur gjallë. Por jo të gjithë bien dakord. Dhe informacione jo shumë të njohura, pse jo të befta nisin të dalin në situata konflikti, siç është ajo mes qeverisë amerikane dhe kompanisë së drejtuar nga i ndjeri Jobs, "Apple".
Një nga këto informacione është përcjellë këtë javë nga ish-kryetarja e Kongresit amerikan, aktualisht drejtuese e grupit të demokratëve në këtë dhomë legjilslative në ShBA, Nancy Pelosi. Ajo ka deklaruar se iPhone nuk është shpikur nga "Apple" por nga kërkimet e sponsorizuara ng qeveria amerikane. "Ka dikush smartphone këtu? Në këtë smartphone, thuajse çdo gjë ka ardhur nga investimet dhe kërkimet federale. GPS, krijuar nga ushtria, ekranet e sheshtë, kamera dixhitale, administrimi i të dhënave wireless, kërkimi në vetitë e metaleve, njohja e zërit, e kështu me radhë. Thonë se Steve Jobs bëri një punë të mirë që i bëri bashkë këto. Kërkimet federale i shpikën ato", tha Pelosi gjatë një seance dëgjimore në grupimin e Partisë Demokratike.
Ky argumentim është sjellë edhe herë të tjera në vëmendje në mediat amerikane dhe një nga njerëzit që e trajton më shpesh atë, si shprehje të kapitalizimit të pasurisë publike nga subjekte private, është Noam Chomsky.
Add new comment