Kinë/Të dhënat e para për një nga përmbytjet më të mëdha në histori
Gjeologët raportohet të kenë rënë në gjurmë të provave të përmbytjes së madhe në Lumin e Verdhë në Kinë, 4 000 vjet më parë. Kjo ngjarje kataklizmike solli lindjen e dinastisë Xia dhe të qytetërimit kinez, ndaj evidenca për të ka rëndësi për historinë e qytetërimit në tërësi. Sipas të dhënave të publikuara në revistën “Science”, përmbytja datohet në vitin 1920 p.e.s., disa shekuj më vonë sesa rrëfen tradita, çka e çon lindjen dhe sunimin e dinastisë në fjalë, në një kohë tjetër historike. Perandori i parë i saj, Yu, mendohet se menaxhoi përmbytjen me punime të nevojshme për të kthyer ujërat në rrugën e mëparëshme. Rivendosja e rendit pas asaj që ndodhi i dha Yu aureolë hyjnore në sytë e njerëzve dhe hapi rrugë për dinastinë e tij. Studimi i drejtuar nga Wu Qinglong, profesor në departmentin e gjeografisë në Nanjing Normal University, sugjeron se përmbytja ka qenë me të vërtetë katasatrofike dhe konsiderohet një nga më të mëdhatë që ka ndodhur në Tokë 10 mijë vitet e fundit. Niveli i lumit u ngrit 38 m mbi nivelin aktual që e bën këtë ngjarje ekuivalente me përmbytjen më të madhe të matur në Amazonë. Shkak i kësaj përmbytjeje mendohet se është një tërmet, i cili krijoi një digë natyrore në rrugën e ujit, akumulimi i të cilit çoi në vërshim shkatërrimtar.
Gjeologët kanë studiuar materiale të ndryshme, ndërkohë që arekologët kanë bërë verifikeme të skeletëve të gjetur.
http://phys.org/news/2016-08-evidence-legendary-china-rewrite-history.html
Add new comment