KIC 8462852, ylli i “megastrukturës aliene”, shton edhe më tej misterin
1 500 vjet larg nga Toka, i vëzhguar nga sonda “Kepler”. KIC 8462852 është një yll i cili prej gati një viti po lë pa shpjegime shteruese shkencëtarët. Pulsimi i parregullt i dritës nga rajoni rreth tij nuk ka gjetur shpjegim përveçse dy hipotezave: e para se kemi të bëjmë me një megastrukturë aliene e cila interferon në rrezen e dritës dhe na jep në pulsimin asimetrik, e dyta është një re kometash, pak a shumë si rripi i asteroidëve që qarkon tokën e që krijon po të njëjtin efekt(http://www.respublica.al/2015/10/15/kic-8462852-ylli-i-cili-po-detyron-edhe-astronom%C3%ABt-t%C3%AB-flasin-p%C3%ABr-qytet%C3%ABrime-aliene).
Nga vëzhgimet e fundit rezultoin se ylli në fjalë është bërë më i zbehtë këto katër vitete fundit, duke e shtuar enigmën. Janë verifikuar tre momente që e komplikojnë situatën: së pari është momenti i zbulimit dhe pulsimit të dritës. Së dyti, ai i bërë nga Bradley Schaefer i universitetit të Luizanës në SHBA, i cili përmes fotografive të vjetra konfirmoi se KIC 8462852 kishte pësuar 15% rënie të rrezatimit në një shekull. Dhe së treti është rënia e përshpejtuar e ndriçimit të receptuar kohët e fundit: në 1000 ditë të misionit Kepler, ylli humbi ndriçimin me 0.34% në vit, dy herë më shpejt nga matja e Schaefer. Në 200 ditët në vazhdim, ndriçimi ra me 2.5%, pra më shpejt sesa më parë. Nuk ka një shpjegim për të trija këto shfaqje të ylit, i cili detyroi shkencëtarët të hidhnin hipotezën e intereferimit të jetës inteligjjente, si një nga variantet e mundshme.
https://www.newscientist.com/article/2100319-triple-signal-of-alien-mega...
Add new comment