Kërkimi i një qytetërimi teknologjik paranjerëzor, si objekt kërkimi shkencor

Postuar në 26 Prill, 2017 14:04

Kërkimi i jetës komplekse duhet të ndryshojë optikë, duke kërkuar nga shkenca që të tregohet më mendjehapur dhe me një tjetër qasje. Jeta komplekse përtej Tokës, apo përtej njeriut nuk është subjekt vetëm i filmave fantastikoshkencorë, as nuk ka pse të arkivohet si diçka që mund të rihapet nga rastësia. Përkundrazi, një kërkim më këmbëngulës që merr në konsideratë përmasat, dinamikën e madhe gjeologjike dhe kozmike, mund të çojë në të tjera konkluzione.

Në një punim të shkurtër, Jason T. Wright nga Departamenti i Atronomisë/Astrofizikës dhe Qendrës për Botët e Jetueshme dhe Ekzoplanetët i Universitetit të Pensilvanisë, publikuar në “arxiv.org”, hedh idenë se kërkimi i jetës komplekse, duhet orientuaar edhe brenda Sistemit Diellor, Tokës vetë dhe jo vetëm të ardhmes, por edhe të shkuarës.

Wright niset nga fakti se të ashtuquajturat Shenja Teknologjike të qytetërimeve të zhvilluara, mund të kërkohen në Tokë, në hënat akullnajore të planetëve të tjerë të sistemit tonë diellor, në Mars, por edhe në asteroidë të ndryshëm. Për të abstraguar mundësi të tilla ekzistence të topologjisë teknologjike nga specie tanimë të zhdukura, në ndihmë vjen ndikimi i madh që ka biodegradimi mbi materialet organike që haset sot në Tokë, kataklizmat kozmikë që shformojnë deri në asgjësim permanent peiazhe të tëra dhe pllakat tektonike, formimi I të cilave nuk lë mundësi për asnjë lloj konservimi. Në çdo rast, sipas Wright, ky skenar është ekstrem dhe ndihmon për të kuptuar se ajo që është e identifikueshme, si fosilet etj., nuk do të thotë se tregon të gjithë historinë apo të vërtetën.

Mendimi shkencor në këtë drejtim kushtëzohet nga një paradigmë deri diku empirike që vlerëson te Shpërthimi Kambrik – 540 milionë vjet më parë – origjinën dhe skematizmin e jetës komplekse, në evolucionin e saj nga organizmat njëqelizorë që ekzistonin më parë drejt organizmave me sistem nervor.

Ne e asociojmë inteligjencën me jetën komplekse që zhvillon një sistem nervor që përdor mekanizma biologjikë që evoluan në shpërthimin Kambrik, por ndoshta kolonitë e organizmave njëqelizorë ishin të aftë të organizoheshin në rrugë komplekse përpara kësaj dhe të arrinin të njëjtin efekt. Pra mundet të ketë paatur njnë tjetër “shpërthim” të kompleksitetit biolgjik në Tokë në një të kaluar edhe më të madhe, shumë më parë sesa mosha e të dhënave fosile që kemi sot, ose kanë prodhuar një formë të jetës komplekse që lë pak, ose aspak të dhëna fosile”, shkruan Wright.

Kataklizma të mëdha si ato që goditën 65 milionë vjet më parë Tokën e që zhdukën dinosaurët mundet të kenë eliminuar çdo gjurmë të kësaj bote, ndërkohë që supozimi për një qytetërim tjetër teknologjik na çon në rrugën e kërkimit të gjurmëve në planetë të tjerë. Marsi apo Venusi janë kandidatë, ndërkohë që gjurmët teklnologjike që lë njeriu sot janë një model për të rikonceptuar arkeologjinë e hapësirës.

Po në Tokën tonë si mund të nisë ky kërkim pa rënë në teoritë e zakonshme të konspiracionit, që edhe ato në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veçse shtyjnë më thellë horizontin kohor të origjinës sonë, të vetë jetës? Ëright, që sjell në referencë studime të mëparëshme në këtë drejtim, thotë se rrezatimet e panatyrshme në shkëmbinj të ndryshëm, gjurmimi i elementëve sintetikë apo gjurmë minierash mund të jenë një udhëzues në këtë drejtim. Por ç’është më e rëndësishmja këtu është fakti se shkenca, e cila vetë ka normuar periodizime për pesë zhdukje në masë në Tokë, madje njofton se ka nisur zhdukja e gjashtë, po legjitimon një kërkim të ri për jetën inteligjente, duke parë edhe në Tokë – një shtëpi që nuk ka qenë ndoshta ekskluzivisht dhe vetëm jona.

https://arxiv.org/pdf/1704.07263.pdf

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po-po, pese zhdukje ne mase ka patur deri me tani ne Toke, dhe tashme pritet i gjashti!!! Si urdheron, 6-shta biblike do na shoqeroje gjithe jeten!!! Shkence e vertete! Amin, O Zot, shpetona! Haleluja vellezer, Zoti na degjoi! Mere me leng, se mishi u mbarua, i thone kesaj!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.