Drejt një vaksine që imunizon njerëzit ndaj rritjes së kolesterolit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2017/06/vaccinethatl_2017_06_21_10.jpg?itok=BpUiJxra)
Disa shkencëtarë në Europë mendojnë se janë afër realizimit të një vaksine që imunizon njerëzit ndaj ngritjes së nivelit të kolesterolit dhe mandej uljen e riskut për sëmundjet kardiovaskulare. Studimi është publikuar së fundmi dhe ai përcjell disa rezultate shumë optimiste të testuar te minj, ndërkohë që ka nisur faza e testimit te njerëzit. Vaksina operon sipas parimit të vaksinave konvencionale me ndryshimin se ajo orientohet ndaj një proteine, jo ndaj një bakteri apo virusi. Te minjtë e modifikuar genetikisht u arrit imunizimi me anë të një molekule që prodhon antitrupa ndak proteinës PCSK9, përgjegjëse për ndalimin e pastrimit të kolestetrolit(LDL). Vaksina quhet AT04A e reduktoi masën e kolesterolit te minjtë me 53%, uli dëmin arterosklerotik me 64%dhe inflamacionin e enëve të gjakut me 21-28%, krahasuar me minjtë e pavaksinuar.
Antitrupat qëndruan funksionalë gjatë gjithë periudhës së studimit. Shkencëtarët mendojnë se nëse vaksian do të japë efekte pozitive në testimet e para, atëherë mund të arrihet në kura të vërteta që do të kërkojnë vetëm injkesione vjetore, diçka shumë më e favorshme sesa ilaçet ditore që përdoren aktualisht.
https://medicalxpress.com/news/2017-06-vaccine-lowers-cholesterol-immuni...
Add new comment