Blloku Opinion
Nëse macja e kap miun poshtë digës…
Pragmatizmi është një rrymë filozofike që i ka rrënjët në SHBA-në e viteve 1870. Në themel të kësaj rryme, është koncepti se një ide është e vlefshme kur ka vlerë praktike në jetën e përditshme, dhe se e mira përcaktohet nga fakti se shumica e një komunitetit e sheh atë si të mirë. Tien Siao Pini, një nga pragmatistët më të shquar në botë, e ka përmbledhur këtë koncept me proverbin kinez që ai e kishte shumë për zemër: “Nuk ka rëndësi se çfarë ngjyre ka macja, përderisa kap minj”.
Qeveria kërkon përgënjeshtrim nga CNN për Balilin (Letra)
Qeveria nuk e ka gjumin të qetë pas publikimeve në CNN Greek se oficerë të policisë kanë pohuar për homologët grekë pamundësinë për të arrestuar Klemend Balilin, të cilit i ofrohet mbrojtje politike.
Në një letër që mban firmën e Andi Likaj, dërguar CNN grek ambasada jonë ka dhënë sqarimet e nevojshme pas një shkrimi të publikuar pikërisht në këtë media, pak ditë më parë, ku theksohej se ‘Escobari” nuk prekej pasi kishte lidhje të forta me politikanë të lartë në Tiranë.
Shqipëria ka rënë në duart e një të paafti
Drejtohemi nga dy të paaftë, një i djeshëm, një i sotëm. Konkurrojnë kush ka marrë më shumë borxh publik. Këta konkurrojnë kush e ka rrënuar më shumë ekonominë e Shqipërisë, kush ka shkaktuar më shumë padrejtësi. Ka ardhur koha ta themi se është konkurrencë në paaftësi. Tha sot se vijnë kinezët, e shumë mirë bëjnë që vijnë. Por pse ikin gjermanët, kanadezët. Ekonomia jonë po bie dhe ka më pak konsum. Kinezët kanë më shumë mundësi sot, dhe kanë mundësi të durojnë. Foli për pronat, por kjo çështje nuk është reformë, por deformim i asaj që mund të ishte reformë.
Kur do të fillojë reforma në drejtësi?
A do të plasë marrëveshja BE-Turqi?
Është grumbulluar mjaft lëndë për konflikt. Javën e kaluar, kryeministri turk Ahmet Davutoglu njoftoi dorëheqjen e tij. Ai jo vetëm kishte negociuar marrëveshjen me Brukselin, po në ndryshim nga Rexhep Tajip Erdogan ai është proevropian. Pastaj u arrestuan dy gazetarë turq kritikë ndaj qeverisë, gjoja për shkak se kishin botuar dokumente sekrete.
Shqipëria po dorëzon sovranitetin(edhe ky lapsus i miqve?)
Njëlloj si Atlasi në mitologjinë greke, që u shtrëngua të mbajë mbi kurriz barrën e pamundur të qiejve, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë po ballafaqohen sot me malin e pakapërcyeshëm të së drejtës ndërkombëtare dhe të kushtetutës së vendit. Fjala është për Aneksin e projekt amendamenteve të Kushtetutës, i cili ka cene dhe të meta të papranueshme dhe juridikisht të pakapërcyeshme.
Doli njëzetepesa për kusarë...
Ambasadori i Amerikës Donald Lu, që kur zbriti për herë të parë në aeroportin e Rinasit, na u drejtua duke folur shqip. Duket, se ata që e dërguan, ia kishin bërë të qartë që më parë se politikanët shqiptarë nuk e kanë për gjë, që kur ua do interesi, ta përkthejnë anglishten e Uashingtonit gjithnjë si t’u vijë përmbarë atyre. Prandaj, për t’i prerë rrugën këtyre spekulimeve, përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë në Tiranë, ndryshe nga pararendësit e tij, i bën në shqip të gjitha deklarimet e tij publike.
Kapja e përfaqësuesve politikë të minoritetit grek dhe identiteti i tij etnik i rrezikuar
Para do kohësh drejtuesi i opozitës sllavomaqedonase akuzoi nominalisht, politikanë të rendësishëm shqiptarë në ish - Republikën Jugosllave të Maqenonisë për bashkëpunim me struktura shtetërore sekrete dhe publike të shtetit fqinj për interesa personale, politike dhe ekonomike.