Blloku Opinion
Kemi humbur 21 % dhe jo 7% të sipërfaqes pyjore
U bë tashmë zakon për sektorin e agjitpropit dhe mediat që të jepen shifra të politizuara dhe jo sipas statistikave shkencore e reale. Shqiptarët duhet të dinë të vërtetat mbi ecurinë e vendit dhe rezultatet reale të politikave qeveritare, e jo më pak të interesuara duhet të jenë dhe vetë strukturat qeveritare e ato parti që na qeverisin.
Erion, më bëj edhe mua që të hipi në autobus!
Dy ditë pas lajmit se Erion Veliaj kish shkuar në zyrën e tij në Bashki me autobus, në një të përditshme të Tiranës ishte publikuar një foto, ku dukej Jeremy Corbyn, politikani britanik që është futur në garë për të marrë kreun e Partisë Laburiste e që, me ç’tregojnë bathët, ka për ta marrë (me që ra fjala, shtypi i Tiranës, i motivuar në mënyrën më parokiale të mundshme, nuk e ka parë të udhës ta thotë qoftë dhe gjysmë fjale për këtë ngjarje në një kohë që ky kandidim, për arsye që meritojnë vëmendje, ka provokuar një debat të madh në Britaninë e Madhe; me të njëjtën logjikë parokiale, ësh
Po rriten taksat? S'keni parë asgjë akoma…
FMN erdhi dhe iku. U kthye në Uashington. Pa folur për publikun. Është ndoshta hera e parë që FMN nuk është transparente me publikun shqiptar. Sa për qeverinë, tashmë jemi mësuar me mungesën e transparencës së saj. Në deklaratën e FMN lexohet se do të vazhdojë diskutimet me qeverinë shqiptare nga përtej oqeanit. Mosmbyllja e diskutimeve ndoshta është arsyeja pse FMN nuk është shprehur ende.
Supermazhoranca aktuale sipas numrave
Në një analizë të z.Eduard Zaloshnja në artikullin - A ndikon harta e re territoriale në llogaritë elektorale? - del në pah fakti se mazhoranca e sotme është një supermazhorancë. Çfarëdo lloj kombinimesh logjike me partitë apo me modifikimet territoriale, opozitën e sotme duket sikur asgjë nuk e shpëton nga disfata në zgjedhjet lokale në vijim.