Blloku Opinion
Evallah, O Mustafa!
Ndonjë habi të vogël shkrimi i Mustafa Nanos, “Për një lexim më të mirë të vetes e të sho-shoqit”, ma shkaktoi, përveçse përmbushi edhe disa pritshmëri në kontekstin e një kënaqësie ngacmuese që më dha. Muçi, i cimbisur në seder, i ikën thelbit të debatit, i cili fokusohej mbi natyrën e qeverisjes së Edi Ramës. Ai më vë përballë vitet e gjata të profesionit të tij dhe nuk pranon as edhe atë “medalje” që unë i jap për betejat e tij etike kundër korrupsionit si një veteran i lodhur në istikamin e ndershmërisë.
Për nji shtatore të Arshi Pipës në qytetin e Shkodrës
Ka kombe që u bajnë ballë skamjes dhe identitetit etnik të tyne, sikundërse ka kombe kryenaltë për supremacinë e vet, dhe që futen në rreshtin e vendeve që dominojnë e bajnë rregullat e botës. Por nuk ka asgja ma të randë se nji komb që nuk ka kujtesë historike. Po kështu, nuk ka asgja ma të trishtueshme se nji qytet si Shkodra, që vijon me qenë në letargji tash sa dekada.
Si i pret Ali Pasha kokat e tij?
Shoqeria jone qysh pasi nje pjese e klases politike u be kolaboracioniste dhe si prostitute shkoi i fali kuroren shqiptare xhuxhmaxhuxhit italian, qe ne fakt ja mori Musolini, nuk ka rreshtur se preri kokat e elitave te veta.
Ne i ngjame nje permendoreje te Ali Pashes pa koke qe nga fajesia kurre nuk arrijme ta pranojme te behet.
Cilat jane elitat me koke te prera?
Shqipëria është larg ngjyrave të Edi Ramës*
Rezultatet e pritshme të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit krijuan, ashtu siç pritej, iluzionin e rrejshëm se në këtë vend, më saktë në qeverisjen e këtij vendi, punët po shkojnë mirë e bukur. “Na shihni, vetë na votuat, jemi më të mirët”, dukej sikur thoshte (dhe thotë, për fat të keq), qëndrimi i fitimtarëve të majtë, në një mjedis të lodhur, ku më shumë u sherrosën në heshtje Rama dhe Meta, sesa pozita me opozitën.
Pse turizmi kulturor duhet të dalë mbi turizmin patriotik
Historia si gënjeshtër
Një stuhi të vërtetë mediatike shkaktoi intervista që Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit në Serbi, i dha revistës kroate “Vijenac”.
Për një lexim më të mirë të vetes e të sho-shoqit
Është e vërtetë ajo që thotë Agron Gjekmarkaj në shkrimin e djeshëm në të përditshmen “Panorama”, me titullin “Selam, o Mustafa Nano”. Më ka qëlluar në dy-tre raste që militantë të majtë, si të më kishin të tyrin, madje të tërin, më drejtohen me fjalët: Si jeni shoku Mustafa? Dhe Agronit ia kam rrëfyer vetë këtë gjë. Nuk i kam dhënë peshë këtij keqkuptimi, pasi kam vënë re si rregull, me pikëllim të madh, që shumica e atyre që më ndjekin i lexojnë në mënyrë mendjelehtë e tekanjoze qëndrimet e mia e u bëjnë një interpretim kodra pas bregut mesazheve që unë përcjell.
Sa aktual është sot Branko Merxhani
Ndjej se maja e gishtit po më djeg. Dhe ç’të djegur! Dridhem i tëri. Kam vënë gishtin tim mbi ato plagë që shekuj me radhë kanë lodhur dhe egërsuar parreshtur shpirtin shqiptar. Megjithatë, i shkruaj këto radhë me dhimbje e guxim, pasi ndjej të më ndjekë gjithnjë pas fantazma e tmershme e Niçes, me atë fjalën e vet të njohur: Të vërtetat që fshihen kthehen në katastrofa!- shkruante Branko Merxhani në gazetën e tij “Përpjekja Shqiptare” rreth 8 dekada më parë. Po sot, a kemi vallë të vërteta që nuk duhen fshehur për të mos u kthyer në katastrofa?
Palmës socialiste po i bien gjethet!
Projekti politik i rindërtim it të socializmit në Shqipëri po dështon ekonomikisht. Nuk asnjë dyshim në këtë mes. Por ende nuk di të them a është ky një lajm i mirë apo lajm i keq për të gjithë ne. Se ndryshe nga unë, shumë shqiptarë e kanë votuar vetë këtë qeveri. Me presion, pa presion, me hile, pa hile, me lekë, pa lekë nuk ka rëndësi, ky është fakt.
Çfarë opozite mund të ndërtojë Lulzim Basha
Humbja e zgjedhjeve lokale nga PD çeli diskutime mbi përgjegjësitë, mënyrën se si zhvilloi fushatën dhe mbi atë se çfarë duhet të jetë opozita. Për fat të keq këto diskutime u fokusuan më së shumti tek detaje të sipërfashme që kanë të bëjnë me njerëzit që ka afruar kryetari Lulzim Basha, mbi njerëzit që e këshillojnë apo njerëzit që k