Blloku Opinion

A po ngrenë krye turmat?

Postuar në 02 Gusht, 2015 14:43

Grafitët, sharjet në stadiume, sloganet ‘pakuptim’, komentet dhe reagimet në blogje janë simptomat e para të sëmundjes së një turme, që ka filluar t’i përshfaqë hapur. Por, ndërsa sociologët po përpiqen të merren me shkakun, politikanët vazhdojnë të merren me pasojat dhe sidomos anën sipërfaqësore të gjërave.

Qeveria është e lodhur, opozita në koma vegjetative

Postuar në 02 Gusht, 2015 12:54

Aq rutinë sjell muaji gusht në Shqipëri, sa nganjëherë ngjan sikur dikush e ka rregulluar me dorë rrjedhën e punëve në këtë vend. Gushti është muaji ku zakonisht nuk ndodh asgjë, me përjashtim të ndonjë provokimi me natyrë patriotike folklorike në Himarë apo në ndonjë areal tjetër. Gushti e bën gjithçka më të squllur, më pa jetë. Por korriku dhe gushti i sivjetmë, me të nxehtin më të madh në dhjetë vjetët e fundit, vërtet na kanë bërë të gjithëve gati si të përhumbur.

Amerikën nuk e shpëton më oqeani nga konflikti i ri

Postuar në 29 Mars, 2025 18:09

 

Retë e stuhisë gjeopolitike po mblidhen në skajet e largëta të Pax Americana dhe megjithatë ka shumë pak shenja se qeveria e SHBA ose populli amerikan janë zgjuar ndaj rreziqeve në rritje. Kërcënimi që paraqesin Kina e Rusia dhe aleatët e tyre u vlerësuan vetëm kalimtare në fushatën presidenciale të vitit të kaluar, për shembull, e cila në mënyrë tipike rrotullohej rreth çështjeve të brendshme si ekonomia dhe inflacioni.

A po shkon SHBA drejt autokracisë?

Postuar në 23 Mars, 2025 11:36

 

Ishte e mërkura e 19 marsit, kur mosmarrëveshja u përshkallëzua plotësisht: "Nëse një president nuk ka të drejtë të dëbojë vrasës dhe kriminelë të tjerë nga vendi ynë, sepse një gjykatës i çmendur radikal i majtë dëshiron të marrë presidencën, atëherë vendi ynë është në telashe të mëdha, atëherë është i dënuar të dështojë" shkroi me zemërim Donald Trump tek rrjeti i tij Truth Social në lidhje me një vendim të gjykatësit federal amerikan, James Boasberg. Trump dhe disa kongresmenë republikanë madje bënë thirrje për shkarkimin e tij

Trump/izmi, cunami digjital që ka përmbysur hierarkitë

Postuar në 01 Mars, 2025 18:24

 

Baleti taktik i Kinës në Lindjen e Mesme

Postuar në 23 Shkurt, 2025 17:15

 

Fshihe fuqinë; prit kohë tënde

Për dy dedaka, duke nisur që nga 1992, kjo thënie e famshme që i atribuohet Deng Xiaoping, arkitekt i lëvizjes reformuese të Kinës, shërbeu si një varg i shenjtë, duke udhëhequr Kinën në politikën e saj në Lindjen e Mesme. Kjo frazë amballazhoi qasjen mjeshtërore të “Ambiguitetit Strategjik” të Kinës dhe durimin në këtë rajon. Kjo politikë mbeti në fuqi derisa Xi Jinpling erdhi në pushtet në vitin 2013.

Dhuna verbale e Edi Ramës

Postuar në 22 Shkurt, 2025 14:51

 

Mbrëmë dëgjova fjalimin e Edi Ramës, ku foli për ndryshimet në Tiranë dhe kontributin e madh të Erion Veliajt. Në kushte normale, do të kisha mbajtur mend shifrat dhe vlerësimin e atij kontributi, por ato u asgjësuan nga fjalori i ashpër dhe dhuna verbale. Nëse një lider dëshiron të informojë për arritjet, ai duhet të përdorë argumente dhe fakte, jo të idealizojë veten dhe të dehumanizojë kundërshtarët.

Eksperimenti i Tiranës

Postuar në 17 Shkurt, 2025 21:38

 

Tirana po bëhet një qendër dinamike për arkitekturën e pazakontë pasi politikanët u drejtohen arkitektëve të huaj të profilit të lartë për ta transformuar kryeqytetin shqiptar në një "qytet botëror", raporton Starr Charles. “Tirana po ndryshon kaq shpejt, kaq shumë, shumë shpejt dhe në një mënyrë shpërthyese”, thotë arkitekti italian Stefano Boeri për Dezeen.

BE-ja u krijua për një epokë tjetër - duhet të ndryshojë që të mbijetojë

Postuar në 11 Shkurt, 2025 23:49

 

Për presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Evropa është si një Volkswagen Beetle - një makinë ikonë e prodhuar nga një prodhues gjerman dikur i fuqishëm, i cili është përpjekur fort për t'u përshtatur me një botë të re.

Dieta mesdhetare është gënjeshtër

Postuar në 08 Shkurt, 2025 20:18

 

Është dieta më e famshme në botë.

Mund të jetë edhe më e keqkuptuara, mendoj, teksa rrotulloj pirunin në pjatën me spageti nero di seppia, shijoj një gotë verë të kuqe Lamezia dhe hedh vaj ulliri mbi qoftet nduja kalabreze. E kaltra e ujërave pak më poshtë thyhet nga gjelbërimi i borzilokut të Siçilisë dhe Ishujve Eolianë. Përtypem shpejt që shoku im i tavolinës të vijojë të më tregojë historinë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Opinion