Blloku Opinion

Eksperimenti i Tiranës

Postuar në 17 Shkurt, 2025 21:38

 

Tirana po bëhet një qendër dinamike për arkitekturën e pazakontë pasi politikanët u drejtohen arkitektëve të huaj të profilit të lartë për ta transformuar kryeqytetin shqiptar në një "qytet botëror", raporton Starr Charles. “Tirana po ndryshon kaq shpejt, kaq shumë, shumë shpejt dhe në një mënyrë shpërthyese”, thotë arkitekti italian Stefano Boeri për Dezeen.

BE-ja u krijua për një epokë tjetër - duhet të ndryshojë që të mbijetojë

Postuar në 11 Shkurt, 2025 23:49

 

Për presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Evropa është si një Volkswagen Beetle - një makinë ikonë e prodhuar nga një prodhues gjerman dikur i fuqishëm, i cili është përpjekur fort për t'u përshtatur me një botë të re.

Dieta mesdhetare është gënjeshtër

Postuar në 08 Shkurt, 2025 20:18

 

Është dieta më e famshme në botë.

Mund të jetë edhe më e keqkuptuara, mendoj, teksa rrotulloj pirunin në pjatën me spageti nero di seppia, shijoj një gotë verë të kuqe Lamezia dhe hedh vaj ulliri mbi qoftet nduja kalabreze. E kaltra e ujërave pak më poshtë thyhet nga gjelbërimi i borzilokut të Siçilisë dhe Ishujve Eolianë. Përtypem shpejt që shoku im i tavolinës të vijojë të më tregojë historinë.

Europiani i Shqipërisë dhe Serbisë, Revolta që s’duhet të eklipsojë një mision!

Postuar në 05 Shkurt, 2025 17:00

 

Ca fjalë përpara se të nisni vulgun e baltën mbi mua për shkak se ndoshta nuk mendoj si ju, por në princip të gjithë bashkë ndajmë të njëjtin mendim!  

Ta ngremë nga një gotë për të gjitha kafenetë!*

Postuar në 02 Shkurt, 2025 16:59

 

Pushtetit të ri, pas përmbysjes së Klanit të Bashir Asadit, po i vjen edhe një fuqi shtytëse në përmbajtjen dhe shpejtësinë e ndryshimeve. Ata janë intelektualët e njohur të vendit që i burgosi dhe i përndoqi jashtë vendit “okulisti i verbër” i quajtur Bashir. Janë shkrimtarët si Faruk Mardam Baj, Samir Jazbek, Mustafa Kalife, disa kineastë të shquar, aktorë, piktorë, pushtetarë që më 2011, kur filloi “pranvera arabe” edhe në Siri që shpejt u kthye në “dimër të acartë”, i braktisën pozitat dhe publikisht i thanë Bashar el Asadit ‘Mjaft më”.

Anastasi - Gjurma e rëndësishme politike

Postuar në 27 Janar, 2025 14:27

 

Ku është liria që e humbëm në liberalizëm? Ku është liberalizmi i pastër që e humbëm në vetëpërfitim? [...] Flasim për lirinë e njeriut dhe në fakt adhurojmë lirinë e tregjeve [...]

Dhe për të folur për ne që jemi fetarë: Ku është besimi që e kemi humbur në një formalitet fetar? Dhe ku është fetaria e vërtetë që e kemi humbur në një adhurim të rregullave?
 

Anastas Janullatos!

Anti-federalistët dhe roli i tyre në hartimin e Kushtetutës së SHBA

Postuar në 26 Janar, 2025 00:31

 

Kushtetuta amerikane, e miratuar para më se 235 vitesh, është një nga dokumentet themeltare më të mirënjohura të botës e njëkohësisht më e vjetra ende në veprim. Ajo ka gëzuar vazhdimisht një respekt të thellë anembanë vendit, duke qenë, së bashku me flamurin, një simbol e mishërim i fuqishëm i përkatësisë kombëtare, sidomos me qendrueshmërinë e saj. Ajo ka frymëzuar gjithashtu edhe një sërë kushtetutash të tjera në të gjitha kontinentet.

Epoka e Artë e Amerikës*

Postuar në 22 Janar, 2025 15:43

Nisur nga reagimet e shumta dhe përmbajtja radikaslisht e ndryshme nga fjalimet e presidentëve të tjerë të SHBA, po sjellim këtu Fjalimin e inaugurimit të Presidentit të 47-t të SHBA, Donald J. Trump, sjellë në shqip nga kolegu Ilir Sinanaj të cilin e falenderojmë. Titulli shqip është i ResPublica. 

***

Donald J. Trump - President i 47-t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shumë faleminderit të gjithëve! Shumë, shumë faleminderit.

Evropa duhet të përshtatet ose do të mbetet pas

Postuar në 21 Janar, 2025 15:36

 

Mes një peizazhi të trazuar gjeopolitik dhe gjeoekonomik, Evropa ndodhet në një udhëkryq. Debati strategjik që po zhvillohet aktualisht në shumë nga kryeqytetet e kontinentit është i fokusuar kryesisht në atë nëse duhet të vazhdohet në rrugën e ndërvarësisë me partnerët e huaj, apo të farkëtohet një rrugë e re autonomie më të madhe strategjike. Por për të qenë vërtet e sigurt sot dhe për të mbetur e pozicionuar mirë nesër, Evropa duhet të zgjedhë një rrugë të mesme.

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Postuar në 11 Janar, 2025 22:02

Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të 9 shkurtit ofrojnë një pasqyrë të qëllimeve dhe strategjive të tyre. Gjithashtu këto slogane shfaqin dallimet e thella në porosinë dhe besueshmërinë e këtyre partive. Këto slogane nuk janë vetëm fraza të thjeshta marketingu politik; ato synojnë të përçojnë identitetin dhe prioritetet e secilës parti.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Opinion