Nëse macja e kap miun poshtë digës…
Pragmatizmi është një rrymë filozofike që i ka rrënjët në SHBA-në e viteve 1870. Në themel të kësaj rryme, është koncepti se një ide është e vlefshme kur ka vlerë praktike në jetën e përditshme, dhe se e mira përcaktohet nga fakti se shumica e një komunitetit e sheh atë si të mirë. Tien Siao Pini, një nga pragmatistët më të shquar në botë, e ka përmbledhur këtë koncept me proverbin kinez që ai e kishte shumë për zemër: “Nuk ka rëndësi se çfarë ngjyre ka macja, përderisa kap minj”.
Në debatin e hapur për pallatet 17-katësh që po ndërtohen poshtë digës së Liqenit Artificial të Tiranës, janë bërë shumë akuza e kundërakuza rreth mënyrës sesi është marrë leja e ndërtimit të tyre (i pari qe Rama që dha një leje, pastaj Berisha e modifikoi atë, pastaj Rama e ndaloi, dhe në fund Basha e miratoi, etj.) Por a kanë rëndësi praktike të tëra këto, për ata tiranas të thjeshtë që duan poshtë digës së Liqenit një park me pemë, e jo gjigandë betoni 17-katësh? A janë shumica e tiranasve të thjeshtë më të preokupuar për interesat e një firme ndërtimi që nuk ka lënë vend të Tiranës e Shqipërisë pa ndërtuar, apo për Liqenin Artificial?
Sepse në qoftë se gjigandët 17-katësh të betonit ndërtohen sot, nesër apo pasnesër, kur qeveria të ndërrohet, mund të dalë një vendim i komisionit të digave, për ta tharë fare liqenin. Me ç’arsyetim? Sepse nuk duhet të ekzistojë një digë sipër 5 pallateve ku banojnë e punojnë mijra njerëz. Dhe ky do të ishte pikërisht aryetimi i kundërt i atij që ka dhënë komisioni i digave në vendimin e tij të fundit – gjegjësisht, poshtë një dige nuk mund të ndërtohen 5 pallate ku do të banojnë e punojnë mijra njerëz.
Erion Veliaj duket i vendosur të lufojë deri në fund për ndalimin e 5 monstrave të betonit poshtë digës, si dhe për ndërtimin e një parku me pemë në vend të tyre. Pavarsisht ngjyrave politike që përfaqëson ai, apo motiveve që e shtyjnë të jetë kaq i vendosur, për ata tiranas të thjeshtë që duan poshtë digës së Liqenit një park me pemë, e jo gjigandë betoni 17-katësh, ka rëndësi që Veliaj t’i shkojë deri në fund betejës së tij. Dhe mendja ta do se shumica e tiranasve të thjeshtë janë më pak të preokupuar për interesat e një firme ndërtimi që nuk ka lënë vend të Tiranës e Shqipërisë pa ndërtuar, sesa për Liqenin Artificial.
Siç ka thënë Tien Siao Pini, nuk ka rëndësi se çfarë ngjyre ka macja, përderisa e kap miun…
Comments
Edhe shiun keshtu e
Nje m... te madh po lufton Erion Veliaj dhe nje m... te madh eshte i vendosur ai te bej hapa radikale. Ne 2015 per dy muaj te tere ai refuzonte te pergjigjej per ndertimet te diga dhe akuzoi ate Bojaxhiun qe ti e mbeshtet si nje populist kur deklaroj se do i ndalonte ndertimet.
Problemi i asaj zone nuk fillon te lejet e ndertimit te cilat me shume gjasa jane te rregullta e prandaj e gjitha ajo qe behet te gjykatat eshte nje sfhaqje e rendomte. Problemi fillon qe nga vendimmarrjet Nano-Rama e me pas Berisha-Rama per ta hequr zonen nga vija e Parkut e per ta kthyer ne truall ndertimi. Nese do kundershtohet dicka nga ana ligjore, duhet filluar ketu. Ose nese nuk do i hysh ne rruge ligjore, do perdoret vendimmarrja politike per te shpallur nje plan te ri urbanistik qe nuk lejon ndertimet ne ate zone.
Po leja eshte dhene pasi Rama me kohe e kishte shpallur truall ndertimi ate zone.
Po pate pak kurajo, meqe e njeh mire ate dhe cunat e mjaftit, shko dhe pyete icik Lali Fikun se me cfare lekesh beri nje nga fushatat me te shtrenjta per kryetar bashkie qe esthe bere ndonjehere ne Shqiperi? Tani vertet ai mund te thote qe mami kishte shitur shume fik, po ti e kupton qe duhen shume fiq per te arritur aq lek dhe edhe shiu tropikal te binte ne Shqiperi nuk e bente dot aq pjellore fushen e fiqtarise.
Dhe keshtu do kuptosh qe Lali Fiku, ky horr i ndyre qe po pergatit si pasuesi-kukull i Rames me kusht qe te ruaje te gjitha lidhjet politiko-ekonomike te tijat, e ka financuar fushaten pikerisht nga leket e Fanes, Zamos, Ulajt, Carapulit and co. Kshuqe ky lejfen i ndyre dhe qe e ka shpallur se karrieren do e bej me servilizem te verber ndaj shefit, vetem keshtu vendimesh radikale nuk ka kurajo te marre.
Jo per gje, po se na ben dhe si mjeshter i game theory kur shpjegon reformen ne drejtesi.
Add new comment