Blloku Opinion

Gënjeshtra për Rrugën e Arbërit

Postuar në 14 Qershor, 2016 12:28

E dëgjova interpelancën e ministrit Haxhinasto në parlament për Rrugën e Arbërit. Një turp i vërtetë. Mbeta i shokuar! Vetëm kjo intervistë do të mjaftonte për t’i treguar vendin ministrit të Transporteve. Mbushur me të pavërteta dhe me elemente, që tregojnë se është në padijeni të çështjes ose krejt i papërgjegjshëm.

Veza dhe pula. Drejtësia dhe demokracia

Postuar në 13 Qershor, 2016 14:08

Teksa është diskutuar shumë për 2/3, 3/5, dhe “vendet e rezervuara” të reformës në drejtësinë shqiptare, janë dëgjuar në mediat tona edhe zëra (më i shquari ndër ta Lubonja), që i mëshojnë idesë se, për sa kohë zgjedhjet në Shqipëri nuk sjellin në pushtet forca të reja vërtet demokratike, sado e mirë të bëhet reforma, ajo s’do të ketë vlerë. Në fakt, këto janë vetëm zëra, sepse nuk bëhet fjalë për një debat të mirfilltë rreth kësaj teme.

Operacioni “94 vota” dhe Presidenti Lincoln

Postuar në 10 Qershor, 2016 12:43

Drafti për Reformën në Drejtësi ka hyrë në kalendarin 3­-javor të punimeve të Kuvendit 13 qershor – 1 korrik. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, ku bëhet me dije se kalendari trijavor u miratua me konsensus në konferencën e kryetarëve.

Saimir Tahiri kundër Frontit të së Keqes

Postuar në 09 Qershor, 2016 10:14

Shumë herë e kemi dëgjuar ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, me zë dhe figurë, të deklarojë për akuzat e shumta që i janë bërë: “drejtohuni në Prokurori, më hetoni, jam i gatshëm të përgjigjem përpara drejtësisë etj…”. Por kur hetimi troket në portën e tij, ministri transformohet papritur. Prokuroria dhe gjykatat qenkan të qelbura nga koka, ato u përdorkan politikisht nga opozita, edhe kjo e qelbur nga koka, prokurorët dhe gjyqtarët janë të korruptuar dhe shërbëtorë politikë. Ata janë të gjithë Fronti i së Keqes dhe Sa i Miri është Fronti i së Mirës.

“Bully pulpit” i ambasadorit Lu

Postuar në 08 Qershor, 2016 23:16

Shprehjen “bully pulpit” e ka përdorur për herë të parë Presidenti Teodor Rusvelt, dhe në një përkthim të drejtpërdrejtë, do të thotë “podiumi i demit”. Por Rusvelti e përdorte në mënyrë figurative për Shtëpinë e Bardhë, si një podium nga i cili Presidenti mund të të ndikonte më shumë se kushdo tjetër me fjalët e tij. Ka një shekull që kjo shprehje përdoret në SHBA, sa herë që Presidenti mban një fjalim apo shpërndan një deklaratë për shtyp.

“Telefoni i prishur” dhe ambasadori Lu në mes

Postuar në 07 Qershor, 2016 20:57

Kur dëgjon udhëheqësit më të lartë politikë shqiptarë sesi fajsojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e konsensusit rreth reformës në drejtësi, të kujtohet loja fëminore e “telefonit të prishur”.  Në atë lojë, meqë fjala shkon vesh më vesh, pa u dëgjuar nga të tjerët, mund të fillojë si lepurush te fëmija i parë në rradhë, e të përfundojë si gomar tek i fundit.

Reforma në drejtësi, kronika e dështimit të paralajmëruar

Postuar në 06 Qershor, 2016 13:27

"Kusht paraprak i korrupsionit... është rënia apo tatëpjeta e demokracisë pjesëmarrëse" ose të drejtpërdrejtë, shkruan në një analizë të shkëlqyer gazetari, politikani dhe juristi i shquar italian, Eugenio Scalfari. "Korrupsioni nuk ekziston ose ai reduktohet në maksimum kur populli është me të vërtetë sovran", konkludon ai në analizën e mprehtë që i bën kësaj dukurie, si dhe erozionit të demokracisë në Itali dhe Evropë ["La corruzione in Italia e l'Europa spaccata e moritura", Repubblica, 1 maj 2016].

Kush trembet nga demokracia e drejtpërdrejtë?

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Opinion