Blloku Opinion

Një karikaturë e autokratit frikacak e të tredhur që nuk pëlqen të vërtetën*

Postuar në 03 Korrik, 2016 12:56

Ngjarja që po komentohet fort këto ditë është skandali i Edi Ramës me fotografinë e Obamës. Të gjithë janë në të drejtën e tyre që ta komentojnë atë gjest të Edi Ramës. Ka të drejtë Fatos Lubonja, ka të drejtë Lulëzim Basha dhe opozita. Të gjithë kanë të drejtë ta komentojnë, ta gjykojnë dhe ta fyejnë Edi Ramën për atë veprim që ka bërë, sepse, në një farë mënyrë, ai vetë u ka dhënë të drejtë të gjithëve. Por Edi Rama nuk ka të drejtë të fyejë gazetarët dhe të gënjejë ata.

Absurditeti i luftës kundër Pabarazisë

Postuar në 02 Korrik, 2016 14:19

Ka ndonjë koncept më idiot se fuqizimi i qeverisë për të lufutar “pabarazinë në të ardhura”? Ç’lloj qenie njerëzore normale, me mend në kokë, racionale, mendon se talenti, shtysa, interasat dhe mundësitë njerëzore mund – ose duhet – të kenë rezultate të njëjta?

“Rezervate” të ndërkombëtarëve në drejtësi, apo “rezervate” të partive?

Postuar në 01 Korrik, 2016 16:28

Dje ambasada amerikane në Tiranë u shpërndau deputetëve shqiptarë një kopje të Kushtetutës së Shqipërisë, në të cilën ishin integruar ndryshimet e miratuara nga komisioni i posaçëm për ndryshimin e kushtetutës më 14/06/2016.

Analiza ekonomike e projekteve

Postuar në 30 Qershor, 2016 13:35

Analiza e kosto-përfitimeve (CBA), si pjesë e analizës ekonomike të projekteve, po merr rëndësi gjithmonë e më tepër në sektorin publik. Qëllimi i kësaj analize është të ofrojë një procedurë të vazhdueshme për vlerësimin e vendimeve në terma të pasojave që këto vendime do të kenë mbi publikun e gjerë. Analiza e kosto-përfitimeve (CBA) vlerëson dhe mbledh shumën ekuivalente të parave të përfitimeve dhe kostove të komunitetit të projekteve për të vlerësuar nëse ato ia “vlejnë”.

Koncensioni SGS i Berishës dhe “pafuqia” e Ramës

Postuar në 30 Qershor, 2016 00:25

Kur shkova për herë të parë te qendra e koaludimit të automjeteve në Fushë-Prezë, mendova se do të gjeja një shërbim të denjë për një kompani zviceriane si SGS-ja (Société Générale de Surveillance), e cila kishte fituar nga qeveria Berisha koncensionin e kolaudimit të automjeteve në Shqipëri. Në fakt, kapanoni dhe paisjet e kolaudimit ishin shumë më moderne se ato të qendrës së dikurshme shtetërore pranë ish-NSHRAK-ut, por pritja për t’u futur në kapanon ishtë shumë më e gjatë.

Celulat antiamerikane në Shqipëri

Postuar në 28 Qershor, 2016 23:04

Në muajt pas vizitës mesianike të Xhejms Bejkerit në Tiranën e 1991-shit, nuk pipëtinte në Shqipëri asnjë zë antiamerikan. Por pas ndryshimit sizmik politik të 1992-shit, zërat antiamerikanë filluan të lulëzojnë. Dhe qysh atëherë, mund të thuhet se ka ekzistuar gjithnjë një “celulë antiamerikane” në Shqipëri. Dhe gjithnjë "celulat" e kanë patur bazën tek ajo palë politike që është kritikuar nga Uashingtoni, si dhe tek disa intelektualë kozmopolitë, apo thjesht idhnakë ndaj dikujt me rëndësi në pushtet.

Utopia e mikut dhe e armikut, ose Tjetri brenda nesh

Postuar në 27 Qershor, 2016 13:18

Nëse ka një fushë në të cilën shqiptarët nuk dinë të orientohen, nuk dinë të ndërtojnë sjelljen e tyre si komb, nuk dinë të përshtaten me qëndrimet e përfaqësuesve të tyre, pra që nuk e nuk pa fund, kjo është marrëdhënia me të tjerët, me të huajt ose, thënë ndryshe, në historinë e gjatë të shtetit shqiptar nuk kemi një institucion të lakmueshëm të diplomacisë shqiptare.

Dështimi demokratik i Britanisë

Postuar në 26 Qershor, 2016 12:17

Çmenduria e vërtetë e votës së Mbretërisë së Bashkuar për të dalë nga BE nuk ishte që liderët guxuan të pyesnin popullin e tyre të peshonte përfitimet e anëtarësisë përballë presionit të emigracionit që ajo ofron, por ishte pragu i ulët i daljes, që kërkonte veç një shumicë të thjeshtë. Duke pasur parasysh pjesëmarrjen në votime në 70 për qind, kjo do të thoshte që fushata për daljen fitoi me 36 për qind të votave. Kjo nuk është demokraci; kjo është ruletë ruse për republikat.

Festime që na mbajnë larg Europës…

Postuar në 23 Qershor, 2016 12:29

Sot gazetat shqiptare janë hapur me tituj që zbulojnë “sekretin” qeveritar sesi do të priten në mënyrë madhështore lojtarët e kombëtares?!. Do të festohet skualifikimi ynë nga 16 finalistët e Francës?!

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Opinion