Blloku Opinion
Akademikë dhe intelektualë*
PROBLEME (INTELEKTUALE OSE INTELEKTUALËSH
Akademi, akademikë dhe probleme (intelektuale ose intelektualësh)
Akademi
Pritet ulje e pjesëmarrjes në zgjedhjet amerikane dhe shqiptare
Pew Research Center parshikon një rënie të pjesmarrjes në zgjedhjet presidencaiale amerikane. Në vitin 2008, morën pjesë në zgjedhjet presidenciale rreth 132 milionë votues, dhe ky numër përbën një rekord në historinë e zgjedhjeve amerikane. Në vitin 2012, morën pjesë rreth 128 milionë votues dhe këtë vit priten të votojnë rreth 120 milionë votues. Numri i amerikanëve me të drejtë vote është rreth 240 milion.
Kundër rrymës: Anëtarësia partiake, partitë politike dhe shoqëria në Shqipëri
Gara elektorale në Shqipëri, shoqërohet pashmangshmërisht me garën e anëtarësimeve frenetike në partitë politike. Turma të rinjsh plot entuziazëm filmohen sa nga njeri cep i vendit në tjetrin, teksa marrin kartën e anëtarësisë, indikator ky i besimit të patundur te partia për një të ardhme të ndritur dhe shpresëplotë. Në zgjedhjet e fundit, sipas të dhënave të deklaruara nga partitë politike, Partia Socialiste kishte rreth 73,000 anëtarë, Partia Demokratike rreth 100,000 anëtarë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim rreth 31,000.
Përse do të fillojë zbatimi i reformës në drejtësi pas zgjedhjeve?
Lulzim Basha tha dje për Ora News se “reforma në drejtësi nuk ka asnjë shans të zbatohet para zgjedhjeve të vitit 2017, edhe sikur të miratohet sot”.
Pra, pavarësisht se ç’thonë aktorët kryesorë politikë e diplomatikë në Shqipëri, pavarësisht se ç’shkruhet në gazeta e ç’thuhet në studio televizive, reforma në drejtësi nuk ka gjasa të fillojë para zgjedhjeve të 2017-ës.
Pushteti amerikan i rrezikuar
Mjeshtrit e njerëzimit
Kur pyesim “Kush e sundon botën?” zakonisht ne përdorim normën standarde që aktorët në çështjet botërore janë shtetet, së pari fuqitë e mëdha, dhe ne trajtojmë vendimet dhe marrëdhëniet e tyre. Kjo nuk është gabim. Por do të ishte mirë të mos harronim që ky nivel abstragimi mund të jetë shumë çorientues.
Për rishikimin e Kushtetutës në Republikën e Shqipërisë
"Rregullat formale kanë rëndësi", deklarohet në një Raport të Komisionit të Venecias për Amendamentet Kushtetuese në Europë (CDL-AD (2010)001-e). E megjithatë, po të analizojmë ecurinë e procesit aktual të rishikimit të Kushtetutës në Shqipëri, duket se Komisioni i Venecias nuk e ka përfillur opinion e vet. Para se t'i kthehemi analizës përkatëse, le të shikojmë për një moment zhurmën e tanishme për domosdoshmërinë e miratimit të menjëhershëm të reformës kushtetuese.
Hë mo, kur del “Shukriu” i dytë?*
Dje takova një demokrat, i cili gjysmë entuziast më pyeti: “Hë mo, ç’thuhet, kur del ‘Shukriu numër 2’?” Nuk pata as kohë ta pyes se si, qysh e tek, për çfarë e kishte fjalën, se, pa mbaruar fjalinë e parë, shtoi fjalinë e dytë: “Po doli, mbaruan, i rrëzuam dhe iku”. Në fakt, ky nuk është i vetmi demokrat që kam takuar, që i mbante shpresat e rrëzimit të qeverisë te një histori e ngjashme me atë që i ndodhi Kryetarit të Bashkisë së Dibrës dhe që qarkulluaka me kohë në kafenetë dhe në TV-të e Tiranës.