Blloku Opinion
Analiza e njëanshme e burimeve historike
Pjesë e celebrimit të pesëqind vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, që i shërbente regjimit të Enver Hoxhës si mekanizëm legjitimues dhe konsolidonte te masa një memorie kolektive (të vetmen e lejuar) të standardizuar, nuk mund të mos ishte kodifikimi historiografik i Skënderbejadës, duke e analizuar atë fazë nga plane të ndryshme dhe filtra të njëjtë e natyrisht duke shqipëruar disa burime të kohës. Koço Bozhori në 1967 dhe Selami Pulaha një vit më vonë sollën në shqip, me ndihmën e disa bashkëpunëtorëve, fragmente nga një sërë burimesh osmano-bizantine të fokusuara në shek. XIV-XV.
Një përgjigje për ambasadorin turk në Tiranë
Kohët e fundit ambasadori turk në Tiranë, i nderuari Bajraktar, është bërë pjesë e medias shqiptare. Ai nëpërmjet shtypit dhe kanaleve televizive është shprehur shprehur se është në pritje të masave që duhet të marrë Shqipëria ndaj institucioneve arsimore turke që janë në Shqipëri, “si zgjatime të organizatës së Gylenit”. Gjithashtu ai deklarohet për një listë kofidenciale të emravetë të mbështëtësve të Gylenit në vendin tonë.
Kërcënim absurd nga Ankaraja
Shantazhi nuk mund të jetë mjet politike mes partnerëve. Dhe BE-ja dhe Turqia ende e shohin veten si të tilla në politikën e refugjatëve, pavarësisht tronditjeve të rënda në politikën e brendshme turke. Prandaj është logjike që Komisioni i BE-së i kundërshton përpjekjet e qeverisë turke për ta detyruar BE-në që në këmbim të kthimit të refugjateve dhe migrantëve të heqë regjimin e vizave për qytetarët turq. Në marrëveshjen e marsit BE-ja e njohu edhe një herë si objektiv heqjen e vizave nëse Turqia plotëson kushtet përkatëse.
Zhvillim së bashku me natyrën! Në vëmendje ndërtimi i HEC-eve
Zonat e mbrojtura (ZM) shpallen si të tilla për integritetin e tyre, pra për gjendjen e paprekur të tyre, krahasuar me zona të tjera të vendit, për biodiversitetin e lartë, për habitatet e rralla dhe shumë të ndjeshme nga ndërhyrjet jo miqësore të njeriut.
Vdekja e çuditshme e shekullarizmit turk
Tmerri pas grushtit të sh tetit të dështuar në Turqi ngre dilemën qenësore: A do të vazhdojë Presidenti Recep Tayyip Erdogan të zbatojë politikën e autoritarizmit, mbase me përshkallëzim hakmarrës, apo do t’ua shtrijë dorën kundërshtarëve dhe të mundohet të ndërtojë ura për të mirën e shoqërisë turke?
Ende mbetet të shihet, por e kaluara e afërt na tregon prej shembujve historikë se sfidat serioze ndaj krerëve autoritarë dhe gjysmautoritarë çojnë drejt ashpërsimit të sjelljes së regjimit dhe se nuk sjellin qasje më të moderuar.
Loja me statistikat e bazuara vetëm te numëruesi
Ditët e fundit, në mediat shqiptare u raportua se borxhi publik shqiptar u rrit këtë vit. Javët e fundit, në mediat amerikane u raportua se numri i njerzve me ngjyrë të vrarë nga policia është përpjestimisht më i lartë se i të bardhve.
Të dyja raportimet janë të sakta, por tregojnë vetëm gjysmën e së vërtetës – ato bazohen vetëm në numëruesin e thyesës, duke lënë në hije emëruesin e saj.
Kryeministri i 2017-ës: Rama, Basha apo…Meta?
Në ato që shkruajnë e flasin këto ditë njerëzit pranë PD-së, ndjehet një ngazëllim nga fakti që në ditët e fundit të kalvarit të reformës në drejtësi, Meta ishte vendimtar për miratimin e saj jo me 94 vota, por me 140. Ngazëllimi i tyre nuk ka të bëjë ndoshta aspak me mënyrën sesi u votua kjo reformë, por ka të bëjë me mesazhin që u duket se ka dhënë Meta në lidhje me zgjedhjet e ardhshme.
Mos u fshih pas frikës!
Sa vetëvrasje të rinjsh dhe sa jetë të shkatërruara duhet të ndodhin, që të ketë rregullim ligjor për shpifjen dhe cenimin online?”. Kështu e pyeti kongresmenin amerikan një nga nënat që pati të bijën gjimnaziste në prag vetëvrasjeje vetëm e vetëm se shoqet e saj i kishin hapur një profil të rremë të një të dashuri, që gjoja e kish lënë shtatzënë dhe ajo e kish infektuar me SIDA.