Blloku Opinion
Sahatet e Stambollit
Duhet thënë, që në fillim të këtij teksti, disa fjalë pozitive për raportet shqiptaro-turke.
Lajme, grimca lajmesh, grimca pafundësisht të vogla lajmesh!
Mënyra më e mirë për të kuptuar peshën e papërballueshme të lajmeve është të bësh një lloj diete mediatike. Të mbyllësh Facebook-un, të mos blesh gazetë dhe të mos hapësh televizorin. Muaji gusht është perfekt për këtë agjërim.
Aeroporti i Gjirokastrës, një shaka e kripur para fushatës elektorale*
Diku aty në të djathtë të rrugës Gjirokastër-Lunxhëri, sa kalon urën e lumit Drino, shtrihet një fushë mbuluar me bar, rrethuar me tela me gjemba, me një portë hekuri, me një ngrehinë që është quajtur stacioni meteorologjik dhe një numër blloqesh betoni të vendosur jo shumë larg njëri-tjetrit. Ne lunxhotët, që venim e vinim nga fshati në Gjirokastër, i thoshim “Fusha e aeroplanëve”, megjithëse në të nuk kishim pasur rastin të shinim ndonjë të tillë.
“Natën e mirë lider!” Tani fitojnë “të çfarëdoshmit”
Demokracia, që nga koha e Perikliut, mishërohej tek një lider. Vërtetë? Tashmë, e gjithë kjo është vënë në dyshim. Sepse kudo zien një revoltë kundër elitave (Brexit ishte vetëm episodi më i fundit).
Etnomuzikologjia shqiptare në udhëkryq
Klasifikimi, tipologjizimi, grupimi i muzikës tradicionale shqiptare në dialekte, nën-dialekte dhe stile të ndryshëm muzikorë, sipas krahinave etnografike, zonave, qyteteve, fshatrave, herë-herë, s'është kuptuar drejt, as teorikisht dhe as praktikisht. Sado e pa-orthodokstë që të duket, madje edhe ndër studiues të profesionit, është vërejtur një lloj hezitimi për të pranuar nocione teorikë themelorë, si: dialekt muzikor, nën-dialekt muzikor, stil muzikor. Në të vërt
Mbi autorësinë e krimit ndaj Stadiumit "Qemal Stafa"
Që të kryesh një akt kriminal, si shkatërrimi i stadiumit “Qemal Stafa”, pjesë integrale e Ansamblit të Bozios, i mbrojtur edhe me ligj si monument kulture, nuk është e lehtë. Që të kryhet kjo punë, duhet që autori/ët të ketë minimalisht katër karakteristika: Së pari, duhet të jetë thellësisht injorant. Së dyti, thellësisht i korruptuar. Së treti, thellësisht mashtrues e i paturp. Së katërti, thellësisht sociopat, delirant megalloman. Pa çdonjërën nga këto karakteristika, ajo masakër nuk do të mund të kryhej. E megjithatë, këto janë vetëm kusht i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm.
Burkini - më tepër se një copë stof
Tri komuna në Francë e ndaluan larjen në plazhet publike të grave të veshura me burkini. Ky është vendim i ashpër, por jo i padrejtë. Në Francën që vuan nga terrori do të ishte mirë që simbolet e fesë fondamentaliste ekstreme islamike të zhduken nga jeta e përditshme, konkluduan kryetarët e bashkive. Një gjykatë e konfirmoi këtë qendrim.
Për një Shqipëri pa kosovarë
Natyrisht nuk e kam fjalën për mijërat e turistëve kosovarë, që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre. Nuk e kam fjalën as për kosovarët që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në shtetin tonë. Sepse janë në shtetin e tyre. Jo, jo do të flas vetëm për sportin. Bëhet fjalë për Kombëtaren tonë të futbollit. Dhe sot, në prag të eliminatoreve të Kupës së Botës “Rusi 2018”, jemi përballë një realiteti krejt të ri. Jemi përballë një fakti të kryer. Kemi dy shtete, dy flamuj, dy himne dhe për rrjedhojë kemi dy Kombëtare.
Texas 1800 – Tiranë 2016
Kronika e vjedhjes së një banke në zemër të Tiranës, ka qenë lajm i parë thuajse gjithë javën.
Gazetaria shqipe është e sëmurë
Gazetaria shqipe është dogmatike. Gazetaria politike shqipe është e sëmurë. Ajo është e infektuar nga tregimet erotike dhe nga gazetaria sportive. Gazetara shqipe vuan nga cektësia dhe mungesa serioze e “rëndësisë”. Simptomat e kësaj gazetarie janë: “mentaliteti tufë”, “skandalet”, “konfliktet”, dhe trullosja nga lajmi.