Blloku Kulturë
Piktura është arti i të heshturës
Studioja e Vilson Biçakut ndodhet në katin e poshtëm të një ndërtese të vjetër në qendër të Brukselit, me arkitekturën tradicionale që karakterizon shumicën e godinave të qytetit, por që pavarësisht se i ndesh rëndom, gjithmonë vazhdojnë të të mahnisin me elementët dhe detajet dekorative. Pjesa më e madhe e piktorëve që më ka rastisur të njoh apo të intervistoj, kanë një lloj manie me rregullin, çka më përmbysi përfytyrimin për rendin kaotik të artistëve, ndërsa studioja e Vilsonit përkonte pikërisht me imazhin e artistit anarkist e rebel.
Gjendet sarkofagu i Ramsesit II
Shumë prej atyre që janë të pasionuar pas historisë së Egjiptit të lashtë mund ta kenë parë nga afër arkivolin dhe mumjen e faraonit Ramses II. Megjithatë, ajo që nuk është shfaqur kurrë është sarkofagu i tij. Dhe kjo e ka një arsye: mbetjet e pakta të kontejnerit dekorativ prej alabastri të gjetur në varrin e Ramses II në Luginën e Mbretërve afër Luksorit ishin thyer nga grabitësit, të cilët kanë lënë pas copa të vogla. Por tani është identifikuar një fragment shumë më i madh: një panel graniti i gdhendur dhe i dekoruar 1.7 metra i gjatë dhe 8 centimetra i trashë.
Zbulim unikal arkeologjik në Kretë
Puna për ndërtimin e një radari në funksion të aeroportit në Kretë ka çuar në një zbulim arkeologjik që cilësohet unik prej shkencëtarëve grekë. Në lartësinë 494 m, në majë të kodrës Papoura, ka dalë në dritë një strukturë rrethore me diametër 48 m që mbulon një sipërfaqe prej 1800 m2, përbërë nga hapësira që komunikojnë me njëra-tjetrën me kalime të ngushta, duke dhënë idenë e një labirinthi.
Gjuha si simbol i identitetit të Hebrenjve të Sefaradit
60 vite nga Karta e Venecias
60 vite më parë u nënshkrua Karta e Restaurimit në Venecia, dokumenti qe vendosi parimet e trajtimit dhe ruajtjes së monumenteve. Në nje intervistë për MCN, një nga firmëtarët e saj Prof. Dr. Aleksandër Meksi, tregon se si ky moment shërbeu si një kthesë për të vlerësuar dhe për t'i dhënë rëndësinë e duhur monumenteve në vend.
Lufta Hibride, një koncept dhe praktikë që zë fill që në Rusinë Cariste
Përmbledhja e mëposhtme(sjellë me disa shkurtime) është një trajtim për konceptin e Luftës Hibride, popullarizuar shumë këtë dhjetëvjeçar dhe atribuuar në media të Perëndimit si një gjetje operative apo koncept i ri për luftën, shefit aktual të Shtabit të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov. Në të vërtetë ky është një ndër shkaqet pse Gerasimov mori një lloj fame.
Një zbulim i ri pranë piramidave të Gizës
Një strukturë e panjohur më parë është zbuluar në një "zonë boshe" të kompleksit të piramidave të Gizës. Duke përdorur teknologjinë depërtuese në tokë, një ekip i përbashkët kërkimor nga Universiteti Ndërkombëtar Higashi Nippon, Universiteti Tohoku dhe Instituti Kombëtar i Kërkimeve të Astronomisë dhe Gjeofizikës i Egjiptit gjetën një "anomali" të lashtë të fshehur nën rërën e Varrezave të Fushës Perëndimore të Gizës.
Sufizmi në Ballkanin otoman
Tarikatet (urdhrat sufistë) më të shumta dhe më të përhapura gjatë sundimit osman në Ballkan ishin urdhrat Halveti dhe Bektashi. Urdhrat Nakshibendi, Kadiri dhe Rifai vijnë menjëherë pas tyre për sa i përket rëndësisë, numrit të ndjekësve dhe përhapjes territoriale. Të gjitha këto urdhra janë të pranishëm sot dhe sufizmi ka mjaft ithtarë. Disa tarikate të tjera, si Mevlana, Bajrami, Saadi, Xhelati, Shadili dhe Badai, u shfaqën në periudha të ndryshme gjatë epokës osmane dhe u zhdukën përfundimisht.
Sufizmi para otomanëve
Libra të rrallë të autorëve rusë zhduken nga bibliotekat e Europës
Dhjetëra libra unikë rusë me një vlerë totale që i tejkalon 2.6 milionë dollarë, përfshirë disa vepra të poetit Aleksandër Pushkin, janë vjedhur nga bibliotekat në të gjithë Evropën që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë në vitin 2022, raporton New York Times.
Eugjenika e bolshevikëve, përpjekjet për supernjeriun në Bashkimin Sovjetik
Pas ardhjes në pushtet në vitin 1917, bolshevikët nisën zbatimin e një plani për të ristrukturuar rrënjësisht shoqërinë ruse.
Ne do të ndërtojmë botën tonë të re. Ai që ishte asgjë do të bëhet gjithçka!
Një "njeri i ri" do të jetonte në "botën e re" - një personalitet i zhvilluar plotësisht, një intelektual dhe krijues thellësisht i përkushtuar ndaj idealeve komuniste, i cili e kupton se është një ingranazh i vogël, por i rëndësishëm në makinën gjigante të shtetit.