Blloku Kulturë

Reportazh/Një ditë në Passau

Postuar në 13 Shtator, 2015 17:07

Vjeshta meterologjike sapo kishte hyrë. Ishte fillim-shtatori në Passau të Gjermanisë, një qytet në Landin e Bavarisë në qendër të Europës. Ishte një ditë e vrenjtur...Moti i asaj dite i jepte atij qyteti “mesjetar” romantizëm dhe turistit ndoshta më shumë dëshirë për të hyrë thellë dhe më thellë në histori dhe kulturën e tij.. Po si e ka marrë ky vendbanim emrin Passau?

Maks Velo sërish pa frena: “Tërë artistët janë kriminelë. Ne jemi Orient”. Me kë ta ketë pasur vallë?

Postuar në 10 Shtator, 2015 21:30

“Tërë jetën artistët i kam konsideruar si kriminelë. Këtë ekspozitë nuk donin ta çelnin drejtorët e parë. Artistët tanë janë injorantë. Dukuria e madhe është që i marrin këto dhe i kopjojnë. E drejta e autorit është vetëm aty te sahati i elektrikut. Vetëm aty i kap Rama për fyti. S’ka të drejtë autori”. Kjo është deklarata e Maks Velos, “i cytur” nga gazetarët në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së tij “Retrospektivë” në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Sarajevë: rilindje e muzeut?

Postuar në 08 Shtator, 2015 18:46

Në vitrinën e Muzeut Kombëtar në Sarajevë, këto ditë ndodh të takohesh me artistë të pazakontë dhe shkrimtarë në mesin e të cilëve Zlatko Dizdareviq dhe i madhi Abdulah Sidran, regjisorë të famshëm, akademikë, aktivistët, madje dhe kardinali Vinko Puljiç dhe Husein Kavazovic. Lajm i madh, megjithatë, është fakti se hyrja madhështore e institucionit më të rëndësishëm të ekspozitës boshnjake nuk është më e ndaluar, siç ka qenë tre vitet e fundit pas aktivitetit të 124 zyrtarisht të lavdishëm, për “mungesë fondesh”.

Dossier/1954, një kërkesë e BS-së për të hyrë në NATO

Postuar në 07 Tetor, 2014 11:12

Wilson Center” ka publikuar, në kuadër të Projektit të Historisë Ndërkombëtare, një dokument që ka për autor ish-ministrin e Jashtëm sovjetik, Vjaçesllav Molotov. Ai i është drejtuar Presidiumit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, më saktë Hrushovit dhe Malenkovit, më 26 mars 1954 dhe përmban, ndër të tjera, propozimin për të kërkuar hyrjen e Bashkimit Sovjetik në NATO.

"Shekulli" boton letrën e Kadaresë për Hoxhën një ditë para linçimit për "Dimrin" në Lidhjen e Shkrimtarëve

Postuar në 21 Shtator, 2012 02:44

E përditshmja "Shekulli" i është rikthyer sot temës së gjyqit Nexhmije Hoxha-Ismail Kadare për dorëshkrimin e romanit "Dimri i vetmisë së madhe" -  duke botuar një tjetër letër që shkrimtari ia ka nisur  të vesë së diktatorit. Letra ka të bëjë pikërisht me romanin në fjalë. Më poshtë teksti i letrës së shkrimtarit (origjinali, me shkrim dore - thotë "Shekulli") - dërguar Nexhmije Hoxhës në prill 1973, botuar në "Shekullin" e sotëm:

Shoqja Nexhmije,
 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Kulturë