Blloku Kulturë
Stari Tërg 1988
Duke përkujtuar grevën e minatorëve të ‘’Trepçës’’, në fakt e përkujtojmë lëvizjen më të madhe gjithëpopullore në historinë e shqiptarëve të Kosovës, nga nëntori 1988 dhe shkurti e marsi 1989. Përveç ‘’Javës së Minatorëve’’ që shënon Sindikata e Minatorëve të ‘’Trepçës’’ në kujtim të grevës së 1300 minatorëve, kjo ngjarje historike ndër më të mëdhatë, nuk shënohet institucionalisht.
Stili dhe Mediumi te Filmi
Me Liderin të gjithë, jo me ideologjinë
Me cilën ideologji asociohet një shoqëri? Pyetje që nuk ka përgjigje shteruese. Në një shoqëri që është shndërruar në subjekt të shtetit modern, duket se asocimi shkon për nga pushteti, ideja qendrore e institucioneve. Është ajo pyetje që vjen e thjeshtuar si pohim dhe pa keqkuptime: nuk ka patur monarkistë, por Zogistë. As komunistë, por Enveristë.
"Ëndërroj, pra Jam" - 100 vjet Surrealizëm
Aushvic
Oshvieçim. Kështu shqiptohet nga polakët. Është forma polake për Aushvicin. Një emër përmbi të gjithë emrat e tjerë të shekullit të 20-të. Një emër që është ngjarje, vendndodhje, histori, kujtesë. E ardhme ndoshta. Vetë viktimat e kanë quajtur Rezidenca e Vdekjes. Është shumë afër me Katovicën – një emër ky i mbingarkuar me imagjinatë politike në Shqipërinë e pas ’90-s, e ku siç na thuhet diçka e djallëzuar u vendos edhe për ne.
E Majta e re dhe militantizmi në shkencat sociale
Ajo që ndodhi më 7 tetor në Izrael dhe çfarë pasoi nxori në pah dallime të thella në debatin intelektual në Perëndim, dallime që kanë zënë fill në premisa idelogjike, apo më mirë ideologjizuese të një lloj kaste të së mjatës progresiste.
Publikimi i poezisë shqipe ka për ne rëndësi politike të veçantë
Jazra Grozni Khaleed nuk është thjesht një nga heteronimet letrare të poetit grek emërmohues, kineastit, përkthyesit dhe botuesit, por edhe emri me të cilin tashmë e thërrasim të gjithë të njohurit dhe miqtë e tij. Kur lexova për herë të parë biografinë e tij, mendova se kisha të bëja me një poet me origjinë çeçene, që me siguri kish lindur a ardhur në Greqi në moshë të vogël, sepse gjuha e poezive të tij ishte shumë e zhdërvjellët dhe e pasur nga ana leksikore për të qenë greqishtfolës i vonë.
Restaurimi i Notre Dame de Paris hyn në fazën e tretë
Katedralja e Notre Dame në Paris do t’i nënshtrohet fazës së tretë të restaurimit. Ajo do të financohet nga donacionet e mbledhura pas zjarrit të 15 prillit 2019 që shkatërroi çatinë e katedrales dhe rrëzoi majën e saj.
Tirana, shembulli sesi një qytet mund të kthehet përmbys
Apologjia e Arvanitit
Në intervistën e Eda Derhemit me titull: “Arvanitishtja nuk mund të shpëtohet, por dokumentohet. Arbërishtja do jetojë më gjatë”, realizuar nga kolegia Eleana Zhako, postohet një koment me titullin: Aplologjia e Arvanitit.