E Majta e re dhe militantizmi në shkencat sociale
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2024/12/Manifestation-Nantes-e1728905294378_2024_12_19_21.jpeg?itok=TITMh0Ed)
Ajo që ndodhi më 7 tetor në Izrael dhe çfarë pasoi nxori në pah dallime të thella në debatin intelektual në Perëndim, dallime që kanë zënë fill në premisa idelogjike, apo më mirë ideologjizuese të një lloj kaste të së mjatës progresiste. Të paktën këtë thonë dy studiues francezë, Jean Szlamowicz(J.S) dhe Pierre-André Taguieff(P.A.T)që përmes një interviste polemizojnë me një klimë mbytëse në debatin publik që po militarizon shkencat humane duke cenuar integritetin e tyre si të tilla, pra shkencë.
***
Si do të përkufizonit ju kufirin mes militantizmit dhe kërkimit në shkencat humane? A po zhduket ky kufi në botën akademike?
J.S: Paradoksi themelor i shkencave të kulturës, siç e vë në dukje Wiktor Stockowski, është se ato mendohen njëkohësisht si shkenca dhe mjete të korrigjimit të botës. Problemi është se kërkuesi nuk është më pak se të tjerët një aktor social dhe që një pjesë e punës së tij intelektuale konsiston në çlirimin nga pikëpamjet subjektive dhe preferencat personale, për të prodhuar modele objektive që mundësojnë përshkrimin e sferës sociale.
Për verbëri apo cinizëm, karrierizëm apo përçmim klasor, kërkuesit mund të tundohen për ta konsideruar veten si kriter moral dhe të vërtete. Zë fill atëherë një demarsh ideololgjik, në të cilin nis përzgjedhja e metodave, koncepteve, të dhënave që i shërbejnë një pikëpamjeje. Këta “kërkues” i besojnë shkencërizmit të tyre dhe duke hyrë në një rreth vicioz naiv, besojnë se mund të bazojnë moralitetin e vet mbi shkencën e tyre në njëanshmëri, ndonëse qasja e tyre është shpesh e cekët metodologjikisht.
E quaj këtë “sindroma e bluzës së bardhë” dhe ajo degjeneron përgjithësisht në diskutimin mbi autoritetin…Sot, ideologjia urdhëron për dekonstruktim: në vend se të përshkruhen normat sociale, indinjohemi me to dhe për këtë arsye i karikaturizojmë, duke valorizuar modele “dekolonizuese”, bizarre, anti-perëndimore. Kemi kështu zëvendësimin e studimit shkencor me leximin e orientuar – dihet paraprakisht se çfarë do të zbulohet. Dhe në çdo rast, nuk këmbëngulet më për kuptimin e finesës dhe kompleksitetit të fenomeneve, por mjaftohet me diskutime festimi apo denigrimi.
P.A.T: Fjalët “woke” dhe “wokisme” shenjojnë tani një qëllim kritik, i apelojnë vigjilencës dhe luftërave militante të së majtës së re intelektuale ekstreme - instaluar në një numër institucionesh të arsimit të lartë dhe të kërkimit - kundër të gjitha sistemeve të shtypjes apo diskriminimit, më së shumti imagjinare këto, si “patriarkati” ose “hetero-patriarkati”, “racizmi sistemik”, “diskriminimi sistemik”, “i Bardhi i privilegjuar”, “neokolonializmi”, “islamofobia” etj.
Për të kuptuar joshjen që ushtron kjo ofertë ideologjike, duhet të mbajmë parasysh gjashtë aksiomat apo parimet normative të neoprogresizmit që janë bërë dogma të wokisme-t:
1) gjithçka që duket reale është artificiale(fabrikuar, konstruktuar etj.); 2) gjithçka është sociale dhe njerëzore është e përpunueshme dhe ndaj pa kufinj; 3) gjithçka është e mundshme; 4) gjithçka duhet të shkatërrohet dhe rindërtohet në pafundësi; 5) lejohet gjithçka që shkon në sensin e shndërrimit të pandërprerë, që këtej denoncimi i të gjitha formave të “transfobisë”; 6) ata që nuk janë dakord me këtë vizion ekzaltues janë armiq me ata që nuk i diskutojnë.
Për akademikët dhe kërkuesit neoprogresistë, dëshira për gjthë-pushtetin dekonstruktivist dhe konstruktivist është legjitim, siç është vullneti për të kontrolluar dhe poseduar gjithçka, për ta shndërruar pa ndalim botën. Ky shndërrim i përjetshëm përkufizon progresin për ta. Kulti i vullnetit transformues është në zemër të ortodoksisë së re të adoptuar nga një pjesë e madhe e elitave politiko-kultuore në Perëndim. Për këta besimtarë të rinj, e vetmja liri e vërtetë është liria për të ndryshuar gjithçka, për të shndërrruar çdo gjë, pa kufinj, pa fund. Deviza e tyre, që është edhe fjalëkalimi, është prefiksi – “trans”.
Çfarë rreziku paraqesin “racionalizmat alternative” për rigorizitetin shkencor dhe si mund të mbrohet kërkimi prej tyre?
J.S: Denoncimi i mënyrave të të menduarit aktual dhe promovimi e gjithçkaje që duket ekzogjene e shpërbën vetë idenë e “rigorozitetit shkencor”: vetë regjimi i provës madje cilësohet si opresiv.
Në këtë kuadër ideologjik, racionaliteti, është tashmë përjashtim dhe supremacizëm….Kjo lëvizje është një imitim i shkencës, ku veçse kopjohet mania e zhargonit dhe formalizmi i citimeve. Demonstrimet mund të jenë fantaziste, konceptetet të keqpërdorura, hapat e pasigurtë, subjektet të kota dhe të keqformuluara, mjafton që të jenë frymëzuara nga shpirti i denoncimit për të kaluar si sociologji. Ndjesia për një të dhënë shenjtërohet aq sa mund të debatojmë mbi “dekurajimet e vockla në banjot e dushit” apo “diskriminimin e flokëve”.
Diskutimet egocientriste ku flitet për seksualitetin, videolojërat apo për serialet e preferuara gjejnë legjitimitetin e vet në shndërrimin e tyre në subjekte të tezave apo të ditëve të studimit. Kjo përzierje muhabetesh dhe konsumerizmi artikulohet në celebrimin e Kombit të Islamit(organizatë supremaciste afro-amerikane) dhe në palestinizmin, apo edhe në nevojën për të “dekolonizuar” universitetin: në kërkimin shkencor, tashmë gjithçka kalon për shkencë.
Kërkimi shkencor megjithatë nuk mund të mbrohet kundër dobësive të veta morale: askush nuk mund të detyrojë akademikët të mos përvijojnë teza idiote, apo maskojnë boshllëkun e tyre me fraza të mëdha dhe ta mbajnë veten për drejtues të ndërgjegjes. Kur shkencat humane nuk prodhojnë më asnjë dije të vlefshme, asnjë mundësi profesionale dhe diskreditohen tërësisht, universitetet do të boshatisen.
Pse orientimi te metodologjitë klasike perceptohet shpesh si konservator dhe sim und të artikulohen ato me perspektivat modern pa humbur objektivitetin e tyre?
J.S: Fjalët “progresist” dhe “konservator” janë boshe në planin shkencor. Janë etiketa polemizuese që shërbejnë për të shpërndarë role. Nuk ka shkencë “moderne” apo “konservatore”, shkencë “feministe” apo “maskiliste”: ka përshkrim të dukurive të vlefshme ose jo. Duhet të ruhemi nga diskutime që prezantojnë një nocion vlerësues për konceptet e veta. Mjafton të shihet sesi nocioni “i dominimit” është bërë një lloj çelësi disi mekanik, me të cilin trajtohen të gjitha fushat e studimit.
Nuk ka rëndësi cili objekt: gastronomia, gjuha, gjumi, letërsia, matematikat, përkthimi – mund të bëhet mjet i një dominimi, apo supremacie! Gënjeshtra e ndërseksionalitetit – dekonstruktimit – wokizmit konsiston në vetëdekretimin si shkencore dhe në të menduarit e vetes si modernitet i detyrueshëm: është një logjikë sektare.
Fjala shkencë aty nuk është veçse një çështje retorike, që këtej edhe bollëku i epistemologjive “të reja” që nuk janë asgjë veç maskave të së post – të vërtetës siç përshkruhen mirë nga Caludine Tiercelin në “Post – e Vërteta ose shija e vërtetësisë”. Poza akademike konsiston tashmë, për ata që i nënshtrohen kësaj mode, në denoncimin në vend të përshkrimit, në fshikullimin në vend të analizës.
Si e intepretoni ju konceptin e “panikut moral”?
P.A.T: Për ortodoksët e rinj të së majtës radikale institucionale, ata që(edhe ata)kritikojnë wokisme-n nuk mund të jenë veçse të prekur nga sëmundja psikopolitike ngjitëse që është “paniku moral”, motorr pasionant i “ofensivës së jashtëzakonshme reaksionare”, të cilën ata pretendojnë ta deshifrojnë. Nocioni i vagullt, por sugjestionues i “panikut moral”, prezantuar më 1972 nga sociologu Stanley Cohen, është arma e përdorur tashmë spontanisht nga intelekktualët neomajtistë, për të tentuar skualifikimin e kundërshtarëve të tyre politikë apo edhe thjesht ata që guxojnë të kritikojnë tezat e tyre.
Akademikët “woke” i referohen rregullisht duke pretenduar se dukuria woke nuk ekziston me të vërteë, se ajo nuk është veçse “një kërcënim imagjinar”, apo një “dordolec” dhe që reduktohet kështu në një shpikje e të djathtave konservatore, reaksionare dhe ekstremiste. Ajo do të ishte pra një “mit” i shtënë në punë si një armë në kuadër të një “ofensive të re reaksionare” me synim “skualifikimin e militantëve progresistë”.
Ka marrë pra formë një negacionizëm anti-antiwokiste në mjediset akademike neomajtiste. Mund të shihet këtu një variant psikologjizues i shkakësisë diabolike që konsiston në akuzimin e forcave të fshehta, përgjegjëse për orkestrimin e një frike të madhe pa objekt.
J.S.: Sot, është tipikisht zhanri i pseudo-koncepteve që promovohen për të indimduar. Sepse pas kësaj fraze joshëse, qëndron përmbi të gjitha një denoncim politik dhe jo konceptualizimi i një dukurie. Ky nocion përmbushet në postulimin e një antagonizmi që imagjinon “një pushtet” që do të pengonte inovacionin: ideja e “panikut” është një variant akuzator i këtyre akuzave “në fobi” dhe nuk kuptohet morali i vet këtu.
Kjo fantazmë e një mandarinati të gjithëpushtetshëm nuk i takon as sociologjisë dhe as historisë së ideve, ajo është thjesht një formulë për të zhvlerësuar kundërshtarët. Dhe do të jetë veçanërisht e pavend të luhet viktima kur të konstatohet se interseksionaliteti(kuadër analitik në sociologji që vlerëson ndikimet reciproke të grupeve sociale shën.red)) është pikërisht mandarinati i ri, beniamni i tutelave, me financimet dhe promovimin institucional.
Çfarë përfaqëson 7 tetorir për shkencat humane dhe sociale?
P.A.T: të nisemi nga rasti emblematik i akademike Judith Butler, ylli i neofeminizmit radikal në SHBA, orientimet ideologjike të së cilës janë frymëzuar në masë të madhe nga Teoria Franceze(French Theory). Kjo intelektuale që është tubuar me të gjitha pozicionet e të majtës kulturore, që u evidentua në vitin 2006, në kampusin e Berkely për pozicionet e veta karikaturale “antisioniste” dhe filopalestineze, arriti deri aty sa të celebronte Hamas dhe Hezbollah si “lëvizje sociale progresiste, të majta dhe që janë pjesë e një të majte globale”.
Më 3 mars 2024, në Pantin, teoricienia amerikane e gjinisë – që jep retorikë dhe letërsi të krahasuar në Berkley, por që prezantohet në mënyrë favorizuese si “filozofe” – ka deklaruar me autoritetin politik-intelektual që i atribuojnë admiruesit e saj që e mbajnë për një luftëtare heroike:
Ne mund të kemi pozicione të ndryshme mbi Hamasin si organizatë politike, pra edhe mbi rezistencën e armatosur. Por mendoj se është më e ndershme dhe më e saktë historikisht, të thuhet se kryengritja e 7 tetorit ishte një akt I rezistencës së armatosur. Nuk është një sulm terrorist, nuk është një sulm antisemite: ishte një sulm kundër izraelitëve
I tillë është postulimi që haset përherë e më shumë në diskutimet e prodhuara tashmë nga shkencat sociale: Hamasi udhëheq “një betejë legjitime” kundër “kolonianizmit sionist”. Shtuar akuzës së “genocidit palestinez”. Për një përmbysje viktimizuese ku nuk njihet më prej kohësh rregullat e fabrikimit dhe modeli i funksionimit, mega -pogromi i 7 tetorit, me synime genocidiale, përderisa vepronte për të vrarë sa më shumë hebrenj, eklipsohet nga sllogani denoncues i një “genocidi në Gaza”, nën pretekstin e një projekti “sionist” të shfarrosjes së palestinezëve.
J.S: ky është zbulimi i madh. Siç e ka thënë Georges-Elia Sarfati në veprën tonë, kemi të bëjmë me montimin e semplizmave me antisemitizmin në këtë çsimbolizim të madh ku intelektualë të dalluar janë të paaftë të kuptojnë realitetin politik dhe përfundojnë duke gjetur justifikime për xhihadin. Ata duan të bien në sy për mirë dhe nisur sa nga dashuria për llogjet e tyre, sa për një romantizëm meskin, ata dehen me mbi-elokuencën e tyre duke ushqyer kështu elementët e zhargonit moral – “e drejta ndërkombëtare”, “paqja”, “rezistenca” – që shërbejnë për të shpëlarë masat e studentëve…
Përkthimi me disa shkurtime: Skerdilajd Zaimi
Add new comment