Blloku Kulturë
Histori shkatërrimi apo ndërtimi?
Punë vullnetare e banorëve të lagjes Q. Stafa më 1968. Në prishjen e dyqaneve të pazarit për të marrë tjegullat e landen për ngritjen e banesave vullnetare
Khalil Gibran, dyshimet amerikane për përfshirjen me bolshevikët dhe hetimi i FBI
“Tremble informon nga burime konfidenciale se Kahlil Gibran, një i huaj sirian me një studio arti në katin e tretë në West 10th Street, Manhattan, ka në zotërim një sasi të konsiderueshme materialesh propagandistike pacifiste dhe bolshevike. Tremble sugjeron se një kontroll i banesës së subjektit në fjalë mund të jetë i dobishëm." Me këto fjalë, më 12 gusht 1918, Edgar B. Speer, agjent special i BOI (Byroja e Hetimit) - bërthama origjinale e FBI (Byroja Federale e Hetimit) - ua kaloi këtë raportim kolegëve të tij në Nju-Jork.
Tregu si Arkitekturë asgjësimi
Debati për arkitekturën, apo planifikimin urban të Tiranës së pas viteve ’90 është thjeshtëzuar përherë e më shumë në kuadrin e një konfrontimi që tematizon apologjinë e trashëgimisë me nevojën për zhvillim. Thuajse asnjë prej aktorëve kryesorë të përfshirë në të nuk ka qenë i gatshëm të shkojë përtej kësaj llogoreje që në fund i ka lënë fitoren palës së “zhvilluesve”.
Autorët shqiptarë janë ambasadorët më të mirë të kulturës shqiptare në botë
Greqia rehabiliton Iannis Xenakis, polimathin "nga Rilindja e së ardhmes"
Iannis Xenakis është nderuar në Greqi me një ekspozitë në Muzeun Kombëtar të Artit Bashkëkohor në Athinë. Xenakis është cilësuar si themeluesi i muzikës elektronike, një njeri me talent të shumanshëm, që theu kufijtë e zërit, duke përdorur formula matematikore.
Xenakis është ndarë nga jeta 20 vjet më parë, në Paris, vendi në të cilin ai u arratis pasi i mbijetoi me vështirësi një predhe tanku britanik në përleshjet që i paraprinë luftës brutale civile të Greqisë.
Spanglisht në Majami
Një dialekt i ri i veçantë është shfaqur në disa zona të Majamit kohët e fundit, si rezultat i ndërthurjes kulturore midis folësve të spanjishtes dhe atyre të anglishtes.
Gjuha e re është një dialekt i anglishtes me ndikim spanjoll që flitet në Floridën jugore, një variant që ka ardhur si rezultat i emigrimit prej dekadash të banorëve nga vendet spanjolle-folëse, veçanërisht Kuba që nga fundi i revolucionit në 1959.
Preferenca ime ka qenë për artistët e panjohur shqiptarë në Paris
Dritë e re mbi origjinën e hungarezëve
Burime të pashfrytëzuara më parë sjellin prova të reja mbi origjinën e hugarezëve. Instituti i Kërkimeve Hungareze bëri të ditur se viti që u mbyll ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme, sidomos në fushat e filologjisë klasike dhe arkeogjenetikës.
Leksione nga vreshtarët romakë
Dihet se romakët kanë qenë adhurues të verës. Mesatarisht, meshkujt romakë pinin një litër ose më shumë verë të holluar në ditë. Pija ishte simbol i sjelljes së civilizuar dhe përdorej gjerësisht si ilaç dhe shoqëruese e ritualeve të ndryshme. Për këtë arsye, prodhimi i verës ishte një aktivitet i përhapur dhe shumë fitimprurës, ndërsa vreshtat dominonin pjesën më të madhe të peizazhit bujqësor.
Inteligjenca artificiale vlerësohet me çmim letrar në Japoni
Romani që fitoi çmimin më prestigjioz letrar së fundmi në Japoni ka dorën e inteligjencës artificiale. Autorja Rie Kudan ka pranuar se ka përdorur ChatGPT gjatë shkrimit të romanit, madje ajo e ndihmoi të zhbllokonte potencialin e saj.
Romani "Tokyo-to Dojo-to" u vlerësua me Akutagawa, çmimi më i madh i letërsisë në Japoni.