Blloku Kulturë

Zogjtë kthehen në të njëjtat vende

Postuar në 23 Shtator, 2023 17:01

 

Zbulohet një gjuhë e panjohur indoevropiane

Postuar në 22 Shtator, 2023 17:09

Gërmimet në Turqi kanë zbuluar prova të ekzistencës së një gjuhe indoevropiane të panjohur.

Gjuha e re u zbulua në sajtin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Boğazköy-Hattusha në Turqinë veri-qendrore. Kjo zonë ka qenë kryeqyteti i Perandorisë Hitite, një nga fuqitë e mëdha të Azisë Perëndimore gjatë epokës së bronzit të vonë (1650-1200 pes).

Instituti Arkeologjik Gjerman po kryen gërmime aty prej një shekulli.

Skulptura e parë e një gruaje të mbuluar vendoset në Londër

Postuar në 22 Shtator, 2023 14:44

Një grua e mbuluar me hixhab është skulptura e parë e këtij lloji që pritet të zbulohet për publikun në tetor. “Forca e hixhabit” është dizajnuar nga skulptori Luke Perry dhe do të instalohet në Smethwick, Birmingham.

Skulptura është pesë metër e lartë dhe peshon rreth një ton.

Serbia Tjetër, ose Serbia e Pamundshme*

Postuar në 21 Shtator, 2023 17:40

 

Kush ishte Julius Robert Oppenheimer

Postuar në 16 Shtator, 2023 14:31

Julius Robert Oppenheimer ishte krejtësisht i huaj për Laboratorin Los Alamos kur mori drejtimin e Projektit Manhattan gjatë Luftës së Dytë Botërore. E megjithatë, ai e realizoi me sukses misionin që kulmoi me hedhjen e bombës atomike në Hiroshima të Japonisë.

Tre muaj pas sulmit atomik, ai u përpoq të bindte presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Harry Truman, se ishte e domosdoshme që armët bërthamore të ndaloheshin në nivel ndërkombëtar. Por ishte tepër vonë. Bomba ishte hedhur në Japoni dhe kishte filluar gara e armatimeve midis SHBA-së dhe BRSS.

Çfarë jemi Ne grekët?!

Postuar në 14 Shtator, 2023 12:20

 

Helene Glykatzi-Ahrweiler (29 gusht 1926), i ka kushtuar gjithë jetën e vet studimit të Bizantit. Në intervistën e mëposhtme me gazetarin grek Dhimosthenis Gaveas, ajo flet për vazhdimësinë historike greke dhe dialektikën mes impaktit politik të Bizantit e zhvillimit të identitetit neohelen. Ka qenë gruaja e parë dekane në Departamentin e Historisë së Universitetit të Sorbonës në vitin 1967 dhe gruaja e parë rektore e Universitetit të Sorbonës (1976) në historinë e tij 700 vjeçare. Më pas u bë, rektore e Universitetit të Europës.

Mërzia është shtysa kryesore për të qenë vazhdimisht krijues

Postuar në 11 Shtator, 2023 09:36

 

Agjentja e inflitruar Coco Chanel

Postuar në 09 Shtator, 2023 18:06

Një nga emrat më të mëdhenj të modës rezulton të ketë pasur angazhim të dyfishtë politik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një ekspozitë që hapet me 16 shtator në Londër pritet të tregojë për vizitorët, krahas veshjeve të stiluara nga Coco Chanel, edhe dokumente që provojnë se ajo ka qenë e angazhuar me rezistencën franceze.

Krahas këtyre dokumenteve do të jenë edhe provat kontradiktore se ajo vepronte edhe si agjente naziste.

Lauren Bacall, e cila kuron ekspozitën, thotë se Chanel nuk duhet kuptuar e shkëputur nga angazhimi i saj në luftë.

Athina, nga masakrat e Justinianit te pushtuesit "e butë" otomanë

Postuar në 07 Shtator, 2023 16:31

Intervista në fjalë është një bisedë mes historianes së artit dhe cicerones Artemis Skumburdhi me gazetarin M. Hulot për gazetën greke «Lifo» mbi librin e saj «Monastiraki – Plaka» dhe pushtuesit e ndryshëm të Athinës përgjatë shekujve. Nga dhjetë librat që ka shkruar (të gjitha për Athinën, për historinë, kafenetë e teatrot e saj), nëntë prej tyre nuk janë më në librari, kanë mbaruar. Libri i saj «Monastiraki – Plaka», është një studim i hollësishëm mbi zonën më të lashtë të Athinës e Europës, që banohet parreshtur prej 4500 vjetësh.

Denoncoj mbështetjen e Diktaturës nga SHBA! Na lini të qetë në vendin tonë!

Postuar në 31 Gusht, 2023 18:59

Intervista që sjellim këtu të titruar në shqip është dhënë në vitin 1972 për gazetarin William F. Buckley. Jemi dy vjet para rënies së Juntës në Greqi kur Andrea Papandreou, më vonë kryeministër i Greqisë dhe një ndër figurat më ndikuese të shekullit të 20-të në këtë vend, flet në SHBA për politikën e amerikanëve ndaj vendit të tij dhe çështjen e demokracisë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Kulturë