Blloku Bota

Tusk paralajmëron: Polonia kërkon të braktisë BE-në

Postuar në 11 Janar, 2018 18:26

Bashkimi Europian mund të ballafaqohet me kërkesën e një tjetër shteti anëtar për të braktisur Unionin. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk paralajmëroi se pas Britanisë, mund të jetë Polonia vendi i radhës që do të lërë bllokun.

Donald Tusk, i cili ka qenë më parë kryeministër i Polonisë dhe një kundërshtar i fortë i Partisë së djathë, Ligj dhe Drejtësi (Pis) në një intervistë për revistën Tygodnik Poëszecnhy thotë se nuk ka as dyshimin më  "të vogël” se Pis dëshiron të "çlirojë" Poloninë nga barra e BE-së.

Kisha greke, “veto” kundër termit “Maqedoni”

Postuar në 10 Janar, 2018 17:48

Në përpjekjet për të arritur një marrëveshje me Shkupin për çështjen e emrit të Maqedonisë, qeveria e majtë e Aleksis Tsipras ka kundër edhe Sinodin e Shenjtë të Kishës Greke.  Kryepiskopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Jeronimos pas përfundimit të ditës së dytë të Sesionit të Sinodit të Shenjtë tha se kisha nuk kundërshton gjetjen e një zgjidhje, por përfshirjen e termit “Maqedoni” në emërtimin që propozohet.

"E përbashkëta e Pekinit, Moskës dhe Washingtonit: Nuk e vlerësojnë Europën"

Postuar në 10 Janar, 2018 15:12

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka folur në një intervistë për revistën “Spiegel” për zhvillimet e fundit në Europë dhe në botë. Për demokracinë, për kohezionin e BE-së, për rolin e SHBA-së dhe fuqive të reja në ngritje.

“Zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën në 2018-ën, përndryshe do të duhen dekada”

Postuar në 10 Janar, 2018 13:06

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç është shprehur se brenda vitit 2018 duhet të gjendet një zgjidhje afatgjatë për çështjen e Kosovës. Ajo ka folur për këtë temë gjatë një interviste me “The Economist” dhe sipas saj nëse kjo gjë nuk ndodh do duhet edhe një dekadë për të arritur një kompromis. 
“Ne kemi një shans historik për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme. Nëse nuk e shfrytëzojmë këtë shans në vitin 2018, atëherë nuk do të kemi një të dytë për dekadat që do të vijnë”, citohet ajo.

Netanjahu në telashe korrupsioni

Postuar në 10 Janar, 2018 00:06

Kryeministri izraelit Benjamin Netannjahu  është vënë sërish përballë akuzave për lidhjet e diskutueshme me biznesmenë, pas daljes në në dritë të një bisede me protagonist djalin e tij.

Kanali i dytë i televizionit publik izraelit transmetoi të hënën në mbrëmje një bisedë të Gair Netanjahut në vitin 2015  dhe djalit të biznesmenit  Kobi Maimon, një prej njerëzve më të pasur të Izraelit. Burimi i regjistrimit nuk dihet, por askush, nuk e ka vënë në dyshim vërtetësinë e tij.

Irani ndalon anglishten në shkollat fillore

Postuar në 09 Janar, 2018 21:43

Irani e ndaloi anglishten në shkolla me argumentin se i hap rrugë një "pushtimi kulturor" perëndimor."Mësimi i gjuhës angleze, si pjesë e kurrikulës zyrtare në shkollat ​​fillore qeveritare dhe jo-qeveritare është në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret"-tha kreu i Këshillit të Arsimit të Lartë të Shtetit, Mehdi Navint-Antcham.

Gazeta "Zëri": PDK-ja tërhiqet nga nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Postuar në 09 Janar, 2018 12:50

Duket se një pjesë e politikës kosovare e ka marrë mesazhin nga SHBA. Gazeta “Zëri” shkruan sot se Kadri Vesesli, kryetar i Kuvendit është tërhequr nga nisma ligjore për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Gazeta shton se partnerët e PDK-së, Nisma dhe AAK-ja e Ramush Haradinajt, nuk kanë lëvizur nga qëndrimi i tyre. Kanë qenë 43 deputetë të PDK-së, AAK-së dhe Nismës që ndërmorën nismën për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit në fjalë, por me tërheqjen e PDK-së së Hashim Thaçit, vështirë se mund të bëhet diçka.

E dhinë punën!

Postuar në 08 Janar, 2018 21:04

Në nëntor të vitit 2014 ambasadorja amerikane në Kosovë, Trejsi An Xhejkobson, i dha de facto fund krizës së stërzgjatur  me një fjali shqip: “Mos e dhi punën!”.

“Është një mesazh që unë ua kam dhënë të gjithë liderëve, dhe madje mund ta them edhe në shqip: Mos e dhi punën!”, u shpreh Xhejkobson para studentëve dhe aktivistëve të lëvizjes “Fol”.

CIA mohon të ketë gisht në revoltat e Iranit

Postuar në 08 Janar, 2018 16:53

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo ka mohuar çdo përfshirje të shërbimit të inteligjencës amerikane në demonstratat që tronditën Iranin ditët e fundit, duke mohuar akuzat e liderëve iranianë. "Janë gënjeshtra"- tha Pompeo. “Protestat i ka nisur populli iranian. Filluan dhe vazhduan me kërkesën për standarde më të mira jetese duke kundërshtuar sistemin teokratik në të cilat ata jetojnë (iranianët) që nga 1979, "shtoi kreu i CIA-s në deklaratat për rrjetin televiziv amerikan Fox News.

Kryeministri bullgar: Në korrik 2015 u synua vrasja e Erdogan

Postuar në 06 Janar, 2018 19:05

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borissov, ka dhëë një intervistë për Anadolu Agency ku ka folur për sfidat e presidencës bullgare të BE-së, anëtarësimin e Turqisë në union, luftën kundër terrorizmit, krizën migratore etj. Ai ka folur edhe për Ballkanin Perëndimor duke theksuar se çdo përpjekje e Bullgarisë duhet konsideruar në raport me vendimmarrjen e BE-së që për çështje të caktuara nuk lë shumë hapësirë për ata që drejtojnë unionin. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota