Tusk paralajmëron: Polonia kërkon të braktisë BE-në
Bashkimi Europian mund të ballafaqohet me kërkesën e një tjetër shteti anëtar për të braktisur Unionin. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk paralajmëroi se pas Britanisë, mund të jetë Polonia vendi i radhës që do të lërë bllokun.
Donald Tusk, i cili ka qenë më parë kryeministër i Polonisë dhe një kundërshtar i fortë i Partisë së djathë, Ligj dhe Drejtësi (Pis) në një intervistë për revistën Tygodnik Poëszecnhy thotë se nuk ka as dyshimin më "të vogël” se Pis dëshiron të "çlirojë" Poloninë nga barra e BE-së.
Deklarata e Tusk vjen pasi Komisioni Evropian ka iniciuar procedurat për sanksione ndaj Polonisë, duke marrë shkas nga disa hapa që lidhen me reformën në drejtësi dhe që sipas BE-së shkelin në mënyrë flagrante sundimin e ligjit.
"Mund ta imagjinoj lehtësisht një situatë kur një ditë qeveria polake do të vendosë të pyesë polakët nëse ata duan ta mbajnë vendin në BE dhe më pas të kujdeset që ata të arrijnë në përfundimin se është e nevojshme t’i thonë lamtumirë Bashkimit Europian"-thekson Presidenti i Keshillit Europian.
http://www.telegraph.co.uk/news/2018/01/11/donald-tusk-warnspoland-could...
Add new comment