braktis

Tusk paralajmëron: Polonia kërkon të braktisë BE-në

Postuar në 11 Janar, 2018 18:26

Bashkimi Europian mund të ballafaqohet me kërkesën e një tjetër shteti anëtar për të braktisur Unionin. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk paralajmëroi se pas Britanisë, mund të jetë Polonia vendi i radhës që do të lërë bllokun.

Donald Tusk, i cili ka qenë më parë kryeministër i Polonisë dhe një kundërshtar i fortë i Partisë së djathë, Ligj dhe Drejtësi (Pis) në një intervistë për revistën Tygodnik Poëszecnhy thotë se nuk ka as dyshimin më  "të vogël” se Pis dëshiron të "çlirojë" Poloninë nga barra e BE-së.

Greqia braktis stërvitjen e NATO-s

Postuar në 20 Mars, 2017 17:09

Tension dhe shqetësim ka shkaktuar në Athinë vendimi i komandës së NATO-s për të përjashtuar nga harta e stërvitjes ushtarake ishullin grek të Lemnos, pas një kërkese të ardhur nga Turqia. Shefi i komandës turke që shërben në Ramstain  të Gjermanisë, thuhet se kërkoi përjashtimin e ishullit nga stërvitja e NATO-s e planifikuar për këtë të hënë. Vitin e kaluar ishulli i Lemnos ishte pjesë e hartës.

Hollanda braktis votimin dhe numërimin elektronik

Postuar në 07 Mars, 2017 20:55

Autoritetet në Hollandë kanë vendosur të braktisin votimin dhe numërimin elektronik në favor të metodave të vjetra të votimit dhe numërimit manual pas raporteve për ndërhyrje të huaja në zgjedhjet e vendeve të tjera. Zgjedhjet e përgjithshme në Holandë do të mbahen në 15 mars dhe do të jenë mbi të gjitha në letër ose sipas një administrimi manual, raportoi Politico.

Daçiç braktis takimin e ministrave të Vishegradit, u ndje i ofenduar nga Hoxhaj kur i përmendi krimet në Kosovë

Postuar në 01 Dhjetor, 2016 11:20

I ofenduar nga deklarimet e ministrit të Jashtëm të Kosovës për krimet e serbëve në Kosovë, ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka braktisur  takimin e ministrave të Jashtëm të grupit të Vishegradit ku marrin pjesë edhe 6 vende të Ballkanit Perëndimor.

Britania e Madhe divorcohet nga BE

Postuar në 24 Qershor, 2016 09:12

Britania e Madhe nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit Europian. Qytetarët e saj vendosën me referendum që vendi të dalë nga Bashkimi Europian, duke u bërë kështu anëtari i parë që braktis Unionin që nga themelemimi i tij. Pro daljes nga Bashkimi Europian votuan rreth 51.8 % e britanikëve, ndërsa për qëndrimin në të 48.1 %.

PD flet për grusht shteti

Postuar në 24 Mars, 2016 13:59

Seanca e sotme plenare degjeneroi në braktisje të opozitës, e cila ka vendosur marrëdhënie të kushtëzuara me parlamentin, pas vendimit të Byrosë së Kuvendit për të mos çuar në Gjykatën Kushtetuese papajtushmërinë e mandatit të deputetëve Rakip Suli e Valentina Leskaj. Ish-kryeministri Berisha kërkoi shkrirjen e parlamentit, ndërsa deputeti Eduard Halimi, aludoi se depuetët në fjalë janë të paprekshmit për të cilët flet ambasadori Lu.

Opozita braktis parlamentin për “Madame Lokomotivën”

Postuar në 17 Mars, 2016 12:00

Partia Demokratike ka braktisur sërish punimet e Kuvendit, pasi ish-kryeministri Berisha e quajti të papranueshme drejtimin e seancës nga nënkryetarja Valentina Leskaj, për të cilën Partia Demokratike ka kërkuar heqje të mdandatit, pasi e akuzon se djemtë e saj në konflikt të hapur interesi kanë marrë me konçesion hekurudhën Fier-Vlorë. “Unë e konsideroj kryesimin e seancës nga ju madamë lokomotiva një sfidë të hapur që iu i bëni qytetarëve shqiptarë, që ju i bëni ligjit të vendit, transparencës dhe ekzistencës së këtij shteti.

Subscribe to RSS - braktis