Daçiç braktis takimin e ministrave të Vishegradit, u ndje i ofenduar nga Hoxhaj kur i përmendi krimet në Kosovë

Postuar në 01 Dhjetor, 2016 11:20

I ofenduar nga deklarimet e ministrit të Jashtëm të Kosovës për krimet e serbëve në Kosovë, ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka braktisur  takimin e ministrave të Jashtëm të grupit të Vishegradit ku marrin pjesë edhe 6 vende të Ballkanit Perëndimor.

“Pasi as Mogherini dhe as pritësit e samitit nuk reaguan ndaj Hoxhajt, unë kam thënë se nëse mund të bëhet pa Serbinë, atëherë unë do të largohem. Ne nuk mund të lejojmë askënd të na nënshtrojë, pasi ka ikur koha kur Kosova paraqet dhe kërkesat e saj plotësohen. Nuk duam të dëgjojmë leksione nga ata që kanë kryer krime ndaj serbëve”, ka thënë Daçiç.

Daçiç tha se kishte patur replika të ashpra me  Hoxhajn pas reagimeve të këtij të fundit ndaj fjalimit të ministrit të jashtëm serb, ku ai tha se Kosova nuk mund të prezantohet si shtet.Fjalimet për rrugën europiane të Kosovës Daçiç i quajti deklarata për konsum të brendshëm në Prishtinë, duke shtuar se "rruga evropiane e Serbisë nuk është e njëjtë me rrugën evropiane të Kosovës." Daçiç ka thënë gjithashtu se Kosova nuk mund të shkojë as në Bashkimin Evropian, pasi marrëveshjet e saj për integrim nuk janë shtetërore por territoriale. Ai ka shtuar se Serbia është konstruktive, por ai është detyruar të largohet nga takimi. 

Në këtë samit në Varshavë, ku kanë qenë Daçiç e Hoxhaj kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të BE-së, nga shefja e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Federica Mogherini dhe ministra të tjerë. Në një qëndrim të përbashkët është vlerësuar se, vazhdimi i dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve janë të rëndësishme për integrim e të dyja palëve.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=11&dd=30&nav_id=99834

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.