Hollanda braktis votimin dhe numërimin elektronik

Postuar në 07 Mars, 2017 20:55

Autoritetet në Hollandë kanë vendosur të braktisin votimin dhe numërimin elektronik në favor të metodave të vjetra të votimit dhe numërimit manual pas raporteve për ndërhyrje të huaja në zgjedhjet e vendeve të tjera. Zgjedhjet e përgjithshme në Holandë do të mbahen në 15 mars dhe do të jenë mbi të gjitha në letër ose sipas një administrimi manual, raportoi Politico.
Votimi elektronik u ndalua në vend në vitin 2007, por softëaret u përdorën për të numëruar votat në mënyrë elektronike."Unë nuk dua asnjë një hije dyshimi mbi rezultatin e zgjedhjeve dhe një klimë politike si ajo që ne njohim sot"  tha ministri i brendshëm Ronald Plasterk. 
Zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në SHBA dyshohet se janë dëmtuar nga ndërhyrjest e hakerave rusë apo të mbështetur nga Rusia, por këto pretendime janë hedhur poshtë nga Moska. Ndërkohë në Francë, kandidati i qendrës së pavarur Emmanuel Macron ka pohuar se Rusia po kërkon ta dëmtojë atë. Por edhe në këtë rast, Moska ka mohuar çdo ndërhyrje në zgjedhjet franceze.
Frika është se Rusia mund  të ndikojë në zgjedhjet në Hollandë nëse qeveria hollandeze duhet të ratifikojë një marrëveshje të BE-së me Ukrainën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.