“Zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën në 2018-ën, përndryshe do të duhen dekada”

Postuar në 10 Janar, 2018 13:06

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç është shprehur se brenda vitit 2018 duhet të gjendet një zgjidhje afatgjatë për çështjen e Kosovës. Ajo ka folur për këtë temë gjatë një interviste me “The Economist” dhe sipas saj nëse kjo gjë nuk ndodh do duhet edhe një dekadë për të arritur një kompromis. 
“Ne kemi një shans historik për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme. Nëse nuk e shfrytëzojmë këtë shans në vitin 2018, atëherë nuk do të kemi një të dytë për dekadat që do të vijnë”, citohet ajo.
Sipas saj Gjykata e Hagës nuk ka sjellë drejtësi për ish-republikat jugosllave apo të ketë ndihmuar për pajtimin. 
Në zakonin e zyrtarëve serbë që shohin vetëm njërën anë, Brnabiç ka folur për krime kroate në Kroaci, krime të myslimanëve në Bosnje dhe të shqiptarëve në Kosovë. 
Sipas saj, “nuk mund të thuhet se nuk pati krime ndaj serbëve apo joshqiptarëve në Kosovë, por autorët janë të lirë”. Po kështu, Brnabic ka refuzuar të pranojë se në Srebrenicë kishte genocid. Në këtë qasje është konvenient argumenti se “duhet të shohim nga e ardhmja”. Brnabic ka deklaruar se nuk do të pëlqente të shihte sërish krijimin e një Jugosllavie. 

https://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2018&mm=01&dd=10&nav_id=103233

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.