Netanjahu në telashe korrupsioni
Kryeministri izraelit Benjamin Netannjahu është vënë sërish përballë akuzave për lidhjet e diskutueshme me biznesmenë, pas daljes në në dritë të një bisede me protagonist djalin e tij.
Kanali i dytë i televizionit publik izraelit transmetoi të hënën në mbrëmje një bisedë të Gair Netanjahut në vitin 2015 dhe djalit të biznesmenit Kobi Maimon, një prej njerëzve më të pasur të Izraelit. Burimi i regjistrimit nuk dihet, por askush, nuk e ka vënë në dyshim vërtetësinë e tij.
Djali i Netanjahut flet në mënyrën vulgare për prostituta dhe strippers dhe i drejtohet mikut të tij, Nir Maimon duke i thënë: "Babai im ka ndihmuar babain tënd të fitojë 20 miliardë $, ti a mund të më jepni 400 sikla borxh". Ai i referohet një marrëveshjeje të madhe për shfrytëzimin e depozitave të gazit natyror të vendosur në Mesdhe. Babai i Nir Maimon është aksioneri më i madh i “Isramco”, një prej kompanitë që shfrytëzojnë këto depozita.
Deklaratat e djalit të kryeministrit izraelit dalin në dritë në një kohë kur babai i tij u kritikua për marrëdhëniet e tij me biznesmenë të pasur. 26 vjeçar kërkoi falje, duke thënë se ato që janë dëgjuar në video nuk duhet të ishin thënë. “Ishte një shaka, kushdo që ka një sens humori mund të kuptojë"- komentoi ai.
http://www.huffingtonpost.gr/entry/o-eios-netaniachoe-kaiei-ton-patera-t...
Add new comment