Blloku Bota
Akuza e Serbisë: Florim Ejupi, autor i vrasjes së Oliver Ivanoviçit. Është pjesëtar i CIA-s
Mediat serbe po qarkullojnë një emër si të dyshuar kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, politkanit serb të Kosovës. Gazeta “Novosti” flet për një person të quajtur Florim Ejupi si i dyshuar kryesor për të cilin pretendon se ka marrë informacione nga gjykatësi suedez Christer Karphammar, drejtues i hetimeve për sulmet me bombë në Podujevë në vitin 2001.
Edhe Mitsotakis kërkon "tepsinë" i vetëm
Thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në votimet e së dielës kërkoi lideri i opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis duke shprehur ambicjen një mandat të fortë me shumicë të pastër në parlament.
Në një intervistë për televizionin ANT1, kryetari i Demokracisë se Re theksoi se tani është përgjegjësia e qytetarëve të marrë në duar fatin e vendit të tyre, për t’i dhënë mundësi atij të rinegociojë me Brukselin një marrëveshje me terma të tjerë.
A mund të luajë më Europa rol thelbësor në Ballkan?
Në Europë ekzistojnë ende diplomatë dhe politologë që besojnë në një rol thelbësor të Bashkimit Europian në rajonin e Ballkanit. Në një opinion të publikuar në Politico, kryetari i Konferencës së Mynihut, diplomati i njohur Ëolfgang Ischinger sugjeron angazhimin e BE-së në marrëdhiënet Serbi-Kosovë, duke propozuar sërish atë që nuk ka funksionuar deri më tani. Kosova të tërheqë tarifat, kurse Serbia të ndalojë fushatën e tërheqjes së njohjeve të Kosovës.
Rotacion pa transparencë në krye të KE-së
Presidenti në ikje i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha se procedura për emërimin e pasardhëses së tij, gjermanes Ursula von der Laien nuk ka qenë transparente dhe ka shënuar një ndryshim të padëshirueshëm në praktikat e përzgjedhjes së kandidatëve për postet e Bashkimit Europian.
Von der Leyen, Gjermania eksporton paaftësinë në krye të Komisionit Europian
Ursula Von der Leyen është zgjedhur presidente e Komisionit Europian, një kandidaturë që është brohoritur në disa vende. Asaj i përmenden disa cilësi, mes të cilave fakti se ka shtatë fëmijë dhe përfaqëson kështu shembullin e disiplinës.
Mirëpo në Gjermani, nga sa raportohet në mediat e huaja, mendojnë ndryshe. Socialdemokrati Martin Schulz, ish-president I Parlamentit Europian, ka shkruar në tuiter se:
Ursula Von der Lejen merr drejtimin e BE-së
Nëse do të kishte një çertifikatë të origjinës evropiane, Ursula Von der Lejen me siguri do të ishte ... një europiane me gjak të pastër. E lindur në 1958 Bruksel ajo u shkollua deri në moshën 13 vjeçare në Europë, flet shkëlqyer frëngjisht dhe anglisht dhe është e bija e mbikqyrësit të zyrës së Komisionerit të atëhershëm gjerman.
Draft rezoluta e Thaçit: Shqiptarët e Preshevës të jenë pjesë e delegacionit që negocion me Serbinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka propozuar sot një draft rezolutë që sugjeorn mbrojtjen dhe përfaqësimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Draft rezoluta i është propozuar Kuvendit të Kosovës që duhet të japë miratimin.
Në tekstin e dokumentit, presidenti Thaçi propozon që Kosova të konsiderojë interesin e shqiptarëve të Preshevës, duke iu referuar në pikën 1 të saj detyrimit shtetëror për të njohur vullnetin e tyre për bashkim me Kosovën shpreur në referendumin e vitit 1992 dhe me luftën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë, Bujanoc.
Trump shkel tokën koreanoveriore
Donald Trump është bërë presidenti i parë amerikan që shkel në tokën koreanoveriore. Ai është takuar me kreun e Koresë së Veriut, Kim Jong-un në zonën e çmilitarizuar që ndan Jugun me Veriun në paralelin 38.
Jam i bindur që marrëdhënia jonë do të na mundësojë të tejkalojmë barrierat që qëndrojnë para nes
citohet lideri koreanoverior.
Presidenti i Kazakistanit anullon me dekret kreditë e këqija për 3 milionë qytetarë
Presidenti i ri i Kazakistanit, Kassym – Jomart Tokayev ka vendosur të anullojë kreditë e këqija për 1/6-ën e popullsisë së vendit. Programi i faljes së kredive është akti i parë politik i madh i Tokayev qëkurse ai erdhi në pushtet në 9 qershor, pasi ish-presidenti jetëgjatë i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev i la vendin.
Greqia nënshkruan marrëveshje me ExxonMobil dhe Total për eksplorim në rajonin e Kretës
Greqia ka nënshkruar marrëveshje për eksplorimin e rezervave të mundshme të gazit në det me dy kompani të mirënjohura: ExxonMobil dhe Total. Në konsorcium me Hellenic Petroleum, dy kompanitë do të eksplorojnë fushat e Kretës, në jug dhe në perëndim të ishullit në fjalë.
Për dy vjet do të kemi një pamje të qartë për rezervat tona në këtë zonë