Trump shkel tokën koreanoveriore
Donald Trump është bërë presidenti i parë amerikan që shkel në tokën koreanoveriore. Ai është takuar me kreun e Koresë së Veriut, Kim Jong-un në zonën e çmilitarizuar që ndan Jugun me Veriun në paralelin 38.
Jam i bindur që marrëdhënia jonë do të na mundësojë të tejkalojmë barrierat që qëndrojnë para nes
citohet lideri koreanoverior.
Nga ana e vet Trump ka dekalruar gatishmërinë për ta ftuar Jong-un në SHBA, ndërkohë që ka njoftuar takime mes ekipeve nga të dyja vendet brenda dy-tri javëve për të folur për programin bërthamor.
Ëshë një ditë e madhe për botën
ka deklaruar ai në një shfaqje të hapur ambicjeje për të yrë në histori.
Add new comment