Edhe Mitsotakis kërkon "tepsinë" i vetëm
Thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në votimet e së dielës kërkoi lideri i opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis duke shprehur ambicjen një mandat të fortë me shumicë të pastër në parlament.
Në një intervistë për televizionin ANT1, kryetari i Demokracisë se Re theksoi se tani është përgjegjësia e qytetarëve të marrë në duar fatin e vendit të tyre, për t’i dhënë mundësi atij të rinegociojë me Brukselin një marrëveshje me terma të tjerë.
Duke vënë në dukje marrëdhëniet e mira me presidenten e re të Komisionit Evropian, e cila vjen nga Partitë Popullore Europiane, Mitsotakis foli për tri betejat që ka për të dhënë në nivel evropian, uljen e tepricave, rritjen e fondeve për zonat rurale buxhetin e ri të BE-së për periudhën 2021-2027 dhe çështjet kombëtare.
"Ne duhet të rimarrim kredibilitetin tonë. Tregjet tashmë na besojnë. Borxhi ynë duhet të paguhet nga rritja ekonomike dhe jo nga taksat e tepërta. Investimet do të fillojnë menjëherë, do të krijohen vende pune dhe pagat do të rriten. Ne duam që paga minimale të rritet me dyfishin e rritjes së PBB-së. Ne kemi mundësi për të nxitur një zhvillim të ri "- tha ai duke shtuar se qëllimi është për të lëvizur më shpejt. Kreu i Demokracisë së Re ka paralajmëruar një reformë të madhe legjislative si dhe anullimin e Marrëveshjes së Prespës.
Add new comment