lideri
Hashem Safieddine, pasuesi i mundshëm i Nasrallahut në krye të Hezbollahut
Vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në sulmet ajrore në një periferi të Bejrutit të premten ka vënë në qendër të vëmendjes njeriun që konsiderohet si trashëgimtari i tij, Hashem Safieddine.
Grupi terrorist i mbështetur nga Irani konfirmoi se Nasrallah, i cili e udhëhoqi atë për 32 vjet, mbeti i vrarë në sulmin e së premtes. Kjo është goditja më e rëndë për grupin në historinë e tij 42-vjeçare.
Izraeli godet shtëpinë e liderit të Hamasit (VIDEO)
Shtëpia e liderit të Hamasit, Yehiyeh Sinwar, është bërë shënjestra e ushtrisë izraelite gjatë natës. Ndërsa luftimet vijojnë në Rripin e Gazës, një zëdhënës i ushtrisë shtetërore hebraike tha se udhëheqësi i lartë i Hamasit ka të ngjarë të fshihet brenda territorit palestinez.
Hamas dhe grupi militant i Xhihadit Islamik kanë raportuar se 20 luftëtarë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve, ndërsa Izraeli thotë se shifra reale është shumë më e lartë. Sipas Forcave të Mbrojtjes Izraelite, pamjet e videos më poshtë tregojnë momentin kur goditet nga ajri shtëpia e Sinwar.
Sozia e liderit
Dje kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një intervistë televizive përmes së cilës ka tentuar të sillet si dikush që është i sigurtë se do të bëhet kryeministër i vendit.
Zoti Basha ka premtuar ato që janë dëgjuar prej tij disa herë; ulje taksash, hetim administrativ të koncesioneve, luftë ndaj krimit etj..
Sigurisht z. Basha po përsërit ato që dikur, Sali Berisha premtoi dhe deri diku bëri. Premtoi luftë ndaj krimit dhe në fakt e prishi bashkëjetesën e organizatave kriminale me politikën që aq shumë e përfaqësonte në dukje qeverinë e Fatos Nanos.
Edhe Mitsotakis kërkon "tepsinë" i vetëm
Thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në votimet e së dielës kërkoi lideri i opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis duke shprehur ambicjen një mandat të fortë me shumicë të pastër në parlament.
Në një intervistë për televizionin ANT1, kryetari i Demokracisë se Re theksoi se tani është përgjegjësia e qytetarëve të marrë në duar fatin e vendit të tyre, për t’i dhënë mundësi atij të rinegociojë me Brukselin një marrëveshje me terma të tjerë.
Biografia e Gorbachev, paradokset e liderit të fundit sovjetik
Në tetor 1985 një përfaqësues i partisë komuniste nga Kazakistani ngjitet në podiumin e sesionit të Komitetit Qendror të PKBS dhe fillon lavdet ndaj sekretarit të ri të përgjithshëm të partisë. Anëtarët e Komitetit Qendror i përgjigjen lavdërimit me duartrokitje të forta. Sekretari i Përgjithshëm, i cili e konsideron një sjellje të tillë relike të papranueshme të kultit stalinist, ndërpret folësin dhe i kërkon të ndalojë lavdërimet. Në këtë moment anëtarët e Komitetit Qendror ngrihen në këmbë me duartrokitje edhe më të stuhishme për sekretarin e Përgjithshëm.
"Opozita është diçka që mund të legjitimojë pushtetin"
Si pjesë e Panairit të 14 Ndërkombëtar të Librit në Selanik tre gazetarë dhe shkrimtarë, Ragip Duran, përkthyesja Lale Alatli dhe antropologu Nese Ozgen folën për luftën kundër njerëzve të shpirtit të lirë në një komb që po asfikson rëndësinë e librave dhe edukimit dhe nuk po punon për një të nesërme më të mirë