Blloku Bota
"Merkel nuk na i dha të gjitha"
Një vit pas Marrëveshjes së Prespës dhe ndërsa negociatat e anëtarësimit me BE-në ende nuk janë hapur, Zoran Zaev në një intervistë për «Frankfurter Allgemeine Zeitung» thonë se BE-ja mbetet motivim "për vendin e tij, që kërkon"të përmirësohet si shtet dhe si shoqëri ".
"Është e vërtetë se që BE-ja, kancelarja Merkel dhe udhëheqës të tjera europianë na premtuan se në rast se do të kapërcenim krizën me Greqinë dhe do të promovonim reformat në vendin tonë do të na mbështesnin. Na thanë: “Sillni këto dhe ne do t'ju japim gjithçka që dëshironi”.
Pazari me rusët u mbyll, rrezikon sanksione nga SHBA
"Nuk po them se do të blejmë nga Rusia S-400, po them që Turqia tashmë i ka blerë ato. Kjo është një punë e kryer "-deklaroi Erdogan teksa këmbënguli se sistemi i mbrojtjes raketore do të dorëzohet muajin e ardhshëm.
Presidenti turk tha se kishte shpresë në tejkalimin e problemeve me SHBA në lidhje me avionët luftarakë F-35 që Turqia kërkon të blejë nga SHBA, temë që do të diskutohet në takimin mes tij dhe homologun amerikan Donald Trump në fund të qershorit.
Video/Brutaliteti në thertoret e Kamboxhias
Një video e filmuar fshehurazi nga Moving Animals tregon kushtet dhe brutalitetin në një thertore derrash në Kamboxhia. Rreth 600 kafshë theren çdo ditë në një mënyrë që të lë pa fjalë, teksa grupe të rinjsh hyjnë në “stallën” ku ndodhen qindra kafshë dhe godasin me leva në kokë e mandej presin fytin e kafshës.
20 vjet pas Çlirimit nga Serbia
Kosova ka festuar sot 20-vjetorin çlirimit nga Serbia përmes një ceremonie zyrtare ku kanë marrë pjesë edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, gjenerali Wesley Clark, si dhe zyrtari i lartë i DASh, Mathew Palmer.
Raporti/Vëllai i vrarë i liderit koreanoverior ishte informator i CIA-s
Kim Jong-nam, gjymë vëllai i liderit korano verior, Kim Jong-un, ka qenë një informator i shërbimit amerikan të inteligjencës, CIA.
Lajmi përcillet në gazetën “Wall Strret Journal” që citon një persona që ka patur dijeni për çështjen në fjalë.
Zbythet New York Times. Mbyll seksionin e karikaturës politike
Gazeta e njohur New York Times ka njoftuar se do të ndalojë së publikuari karikatura(cartoon) politike pas një situate të krijuar me ironizimin e Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu. Karikatura është konsideruar si anti-Semite dhe mesa duket kaq ka mjaftuar që gazeta që sillet si referencë për lirinë ta kompromentojë pozitën e vet duke ndalur çdo karikaturë politike.
Rënie në sondazhe për Merkel
Rënie rekord e kristiandemokratëve të kancelares Angela Merkel në sondazhe. CDU është tre pikë prapa opozitës së të Gjelbërve, popullariteti i të cilëve është në rritje spektakolare kohët e fundit. Rezultatet e sondazit pasqyrojnë kultivimin e një pakënaqësie në rritje ndaj "koalicionit të madh" qeverisës.
Hapet xhamia e parë në Athinë
Në Athinë është inauguruar xhamia e parë e cila do të hapet për lutjen e besimtarëve në muajin shtator. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe ministri për Arsimin dhe Çështjet Fetare, Costas Gavroglou, duke dëshmuar qëndrimin e autoriteteve për këtë hap të ri.
Xhamia është ndërtuar në zonën e Votanikos.
Vendimi i qeverisë greke për të çuar deri në fund punë për ndërtimin e xhamisë vjen në kontekstin e një qëndrimi ndryshe që kabineti i Alexis Tsipras ka mbajtur edhe ndaj Kishës Orthodhokse.
Trump i hap rrugë Kinës për armatosjen e Arabisë Saudite
Administrata Trump ka fshehur nga Kongresi informacionet e marra nga shërbimet sekrete sipas të cilave Arabia Saudite ka nisur përmirësimin e sistemit raketor me ndihmën e Kinës.
Trump ofron “deal” të ri tregëtar me Londrën
Presidenti amerikan kërkoi në Londër një marrëveshje të re Tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë. Donald Trump këmbënguli që edhe Sistemi Kombëtar Shëndetësor Britanik (NHS) të jetë "në tryezën" e bisedimeve pas Brexit.
Gjatë një konference të përbashkët me Teresa May-in, menjëherë pas takimit në Doëning Street, presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se vendi i tij është gati të bëjë një marrëveshje "të shkëlqyeshme", e cila do të dyfishojë apo trefishojë tregtinë mes dy vendeve.