Raporti/Vëllai i vrarë i liderit koreanoverior ishte informator i CIA-s
Kim Jong-nam, gjymë vëllai i liderit korano verior, Kim Jong-un, ka qenë një informator i shërbimit amerikan të inteligjencës, CIA.
Lajmi përcillet në gazetën “Wall Strret Journal” që citon një persona që ka patur dijeni për çështjen në fjalë.
Sipas këtij burimi, Kim Jong-nam udhëtoi drejt Malajzisë në shkurt të vitit 2017 për të takuar kontaktin e tij të CIA-s, ndonëse ky mund të mos ketë qenë qëllimi i vetëm i atij udhëtimi. Megjithë këtë implikim, zyrtarë të ndryshëm të shërbimeve amerikane pohojnë se Jong-nam nuk ishte në gjendje që të ofronte hollësi apo sekrete për regjimin e Phenianit që drejtohet nga i vëllai i tij, Kim Jong-un.
Të njëjtat burime pohojnë se Jong-nam ka qenë në kontakte edhe me shërbime të tjera përfshirë ato kineze, mesa duket në përpjekje për të marrë mbështetje për ambicien e tij për drejtimin e vendit pas vdekjes së ish-liderit, Kim Jong-il.
Ai u vra në vitin 2017 në Malajzi nga dy femra që i hodhën VX në fytyrë, një armë kimike e ndaluar.
Add new comment