Blloku Bota
Donald Tusk caktohet koordinator në negociatat për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të BE-së
Donald Tusk, aktualisht Kryetar i Këshillit të BE-së është ngarkuar me detyrën e seleksionimit të kandidaturave për drejtimin e institucioneve kryesore të unionit.
Drejtuesit kryesorë të qeverive anëtare të BE-së kanë kërkuar nga Tusk që të konsultohet me Parlamentin Europian dhe kryeministrat përkatës për këtë proces për shkak se zgjedhjet e fundit europiane nuk rezultuan me një shumicë të qartë.
KFOR përgënjeshtron Beogradin: Aksioni në Veri, legjitim dhe normal
Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, ka hedhur poshtë pretendimet e palës serbe për tensionet e djeshme në Veri të Kosovës. Në një prononcim për televizionin serb, Prva, Grasso se situata është nën kontroll dhe se ndërhyrja e policisë kosovare erdhi në zbatim të urdhër arresteve nga autoritetet.
Policia kosovare është përgjegjëse për sundimin e ligjit. Dhe kur ajo zbaton detyrat e veta nuk ka nevojë për leje shtesë
është shprehur Grasso.
Huawei vendos të luftojë juridikisht sanksionet e qeverisë së ShBA
Kompania kineze e teknologjisë Huawei ka vendosur të kundërshtojë në rrugë ligjore vendimin e qeverisë amerikane për të ndaluar përdorimin e pajisjeve të kompanisë për të gjitha agjencitë federale dhe kontraktorët e tyre. Ankimi i Huawei është depozituar në gjykatën e Teksasit dhe përmes tij kompania kërkon shpalljen si antikushtetues të Aktit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare 2019.
Kurz humbet votëbesimin
Sebastian Kurz humbi përfundimisht humbi votëbesimin pas mocionit që kërkuan të hënën në parlamentin austriak parti të vogla opozitare. Kancelari autriak aktualisht është në krye të një qeverie teknike e cila çojë vendin në zgjedhje. Ministrat në largim të Partisë së Lirisë janë zëvendësuar nga nëpunës civilë.
Partia Konservatore Kurz triumfoi në zgjedhjet evropiane të së dielës, pavarësisht skandalit me videon e zv/kancelarit që çoi në kolaps qeverinë e tij të koalicionit. Christian Strache dha dorëheqjen nga të gjitha postet e tij politike.
Merkel dikton udhëheqjen e re të BE-së
Kancelarja Merkel komentoi rezultatet e mira të të Gjelbërve në zgjedhjet evropiane, duke thënë se ata zgjodhën tema me interes për qytetarët, sicc është diskutimi mbi ndryshimet klimatike.
Në një intervistë për CNN ajo tha se në Gjermani dhe në vendet e tjera duhet bërë më shumë që që "forcat e errëta të mos gjejnë mbështetje".
Salvini, njeriu kryesor politik në Itali pas zgjedhjeve europiane
Matteo Salvini është njeriu i ditës në Itali. Zgjedhjet europiane kanë konfirmuar kreun e Legas si politikanin më të rëndësishëm, aq sa mediat italaine e kanë shpallur de facto kryeministër.
Krahas tij edhe politikania e djathtë Giogia Meloni dhe Berlusconi kanë njohur rritje. Në skenë ka ridalë Partia Demokratike kurse lëvizja “Pesë Yjet” ka marrë goditje. Kreu i kësaj të fundit, Luigi Di Maio ka njohur humbjen duke vënë gishtin mbi pjesëmarrjen e ulët të mbështetësve të së majtës, por ka refuzuar të japë dorëheqjen.
Tensione artificiale në Veri të Kosovës. Minohet Samiti i Parisit
Një ditë më parë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi idenë e bashkimit në një shtet me Shqipërinë. Një propozim provokues. Sot në Veri të Kosovës njoftohen të shtëna dhe të plagosur ndërkohë që Beogradi zyrtar ka luajtur teatrin e alarmit duke vënë në gatishmëri ushtrinë dhe policinë.
D’Estaing skualifikon Merkel dhe Macron: Asnjë lider politik nuk ka vizion për Europën
Ish-presidemti francez Valery Giscard d’Estaing ka deklaruar në një intervistë të shkurtër për gazetën greke “Kathimerini” se Europës së sotme i mungojnë liderët vizionarë që të kuptojnë rëndësinë e forcimit të Bashkimit Europian si e vetmja mënyrë që kontinenti të hyjë në nivelin e gjigandëve si ShBA dhe Kina.
Kryeministri grek njofton zgjedhje të parakohshme
Pas humbjes në zgjedhjet europiane, kryeministri grek, Alexis Tsipras ka njoftuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Duke e konsideruar rezultatin e tyre si poshtë pritshmërive, Tsipras ka shtuar se do të kërkojë nga Presidenti i Republikës që të shpërndajë Parlamentin.
“Konkurrencë e pandershme me gazin rus në Europë”
Komente mbi çështjet kyçe që ndikojnë në rajonin e Ballkanit bëri ambasadori rus në Greqi, Andrei Maslov, në një intervistë për mediar greke.
Duke përcjellë pikëpamjet e Kremlinit, Maslov foli për idenë e "Shqipërisë së Madhe", nje tezë që sipas tij minon besimin në Ballkan. Ai shtoi se "për fat të keq, vendet perëndimore vazhdojnë të pretendojnë me naivitet sikur nuk e kuptojnë" këtë realitet.