Blloku Bota

U tërhoq me bujë nga Marrëveshja Bërthamore, sot kërkon zbatimin e detyrimeve nga Irani!!!

Postuar në 18 Qershor, 2019 16:47

Administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar sot Iranit që t’i përmbahet detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me arsenalin bërthamor.

Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje regjimit iranian që të mos posedojë armë bërthamore, t’i bindet angazhimeve të veta ndaj komunitetit ndërkombëtar

Facebook krijon kriptomonedhën e vet. A do të paralajmërojë për rreziqe Banka e Shqipërisë?

Postuar në 18 Qershor, 2019 15:02

Drejtuesi i Facebook, Mark Zuckerberg njofton sot përmes një shkrimi se kompania e tij ka ndërmend të hyjë në sektorin e kriptomonedhave. Libra quhet monedha e re e krijuar prej tij dhe Calibra quhet shërbimi ndihmës që mundëson transfertat duke nisur nga krijimi një portofoli dixhital që do të jetë aktiv në WhatsApp dhe Messenger.

Ndalohet për korrupsion Platini

Postuar në 18 Qershor, 2019 12:05

Ndalohet për korrupsion ish-presidenti i UEFA-s, Mishel Platini. Ai është mbajtur në një stacion policie në periferi të Parisit. Arrestimi i tij u bë në kontekstin e hetimeve për dhënien e Kupës së Botës Katarit në vitin 2022.

Platini dha sqarime në zyrën anikorrupsion të policisë gjyqësore dhe ndodhet në paraburgim në Nanterre, në veriperëndim të Parisit.

Vdekje misterioze e Mohammed Morsit në sallën e gjyqit

Postuar në 18 Qershor, 2019 00:29

Me protesta masive kërcënojnë anëtarët e Vllazërisë Myslimane pas vdekjes së udhëheqësit të tyre Mohammed Morsi brenda në sallën e gjyqit. Ish-presidenti i Egjiptit u rrëzua në sallë, teksa po përballej me akuzat e spiunazhit për kontaktet e tij me grupin palestinez Hamas.

Kjo është krizë e Perëndimit, jo thjesht çështje standardesh

Postuar në 17 Qershor, 2019 12:52

Zyrtari i lartë amerikan Matheë Palmer është shprehur në Sarajevë se ShBA mbështet Bosnje-Hercegovinën në proceset euroatlantike. Spas tij këto objekitva kundërshtohen nga rusët që sipas tij kanë synime të tjera në Ballkan.

Golan, komuniteti hebre merr emrin e Trump

Postuar në 16 Qershor, 2019 21:21

Në veri të Lartësive Golan u hodh guri i themelit për krijimin e një komuniteti hebre që do të njihet si Trump Heights - Lartësitë Trump. Një gjest vlerësimi ky për presidentin amerikan që i njohu këto lartësi si pjesë të Izraelit.

Ishte vetë  kryeministri Netanyahu që muajin e kaluar lajmëroi se emërtimi i komunitetit të ri ishte një iniciativë e tij.

Raporti: 55 lloje të reja drogash qarkullojnë në Europë

Postuar në 16 Qershor, 2019 19:00

Raporti më i fundit evropian për drogën, i publikuar pak ditë më parë nga Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA), për vitin 2018 evidenton 55 substanca të reja psikoaktive në treg. Mes këtyre substancave të reja ka produkte të klasës së kanabinoidëve dhe opiateve, por që nga viti 2014 është vërejtur rritja e numrit të substancave të paligjshme me bazë benzodiazepinën. Në vitin 2018, kjo kategori përfaqësonafërsisht një të tetën e substancave të reja. Për ata që nuk e dinë, ato i përkasin grupit të barnave psikiatrike.

Gjermania kundër akuzave të SHBA për përfshirjen e Iranit në incidentin e Gjirit të Omanit

Postuar në 16 Qershor, 2019 17:30

Incidenti me kontenierin e naftës në Gjirin e Omanit që mori flakë në lundrim është kthyer në tension diplomatik mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe nga njëra anë dhe Gjermanisë nga ana tjetër. SHBA kanë akuzuar Iranin si përgjegjës për zjarrin në anijen konteniere, por teherani zyrtar ka hedhur poshtë akuza të tilla. Amerikanët pretendojnë se iranianët kanë goditur me një raketë tokë-ajër një dron të SHBA që flututronte mbi Gji pas sulmit të së premtes.

Përplasje Erdogan-Makron

Postuar në 16 Qershor, 2019 10:59

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan reagoi ashpër ndaj homologut të tij francez, Emanuel Makron për mbështetjen që ky i fundit ka shprehur ndaj kërkimeve që po bëhen Zonën Ekskluzive Ekonomike në Detin e Qipros.

"Për Mesdheun lindor mund të flasin ata që kanë të drejtë të flasin. Me çfarë të drejte flet Franca për Mesdheun Lindor? Macron është një axhami. Nuk di asgjë. Ne nuk tërhiqemi nga të drejtat që kemi në Qipro"- tha presidenti turk.

Thaçi: Taksa 100% ndaj mallrave serbe është e drejtë dhe e ligjshme

Postuar në 15 Qershor, 2019 12:27

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur spanjolle, “La Vanguardia” ku ai është pyetur për zhvillimet në rajonit tonë, në Kosovë dhe në krahasim me çështjen e Katalonjës. Ndër të tjera z. Thaçi është pyetur edhe për taksën 100% të vendosur nga qeveria e Kosovës për mallrat serbe. Lidhur me këtë argument presidenti i Kosovës është shprehur se:

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota