Golan, komuniteti hebre merr emrin e Trump
Në veri të Lartësive Golan u hodh guri i themelit për krijimin e një komuniteti hebre që do të njihet si Trump Heights - Lartësitë Trump. Një gjest vlerësimi ky për presidentin amerikan që i njohu këto lartësi si pjesë të Izraelit.
Ishte vetë kryeministri Netanyahu që muajin e kaluar lajmëroi se emërtimi i komunitetit të ri ishte një iniciativë e tij.
Sapo Netanjahu e bëri planin publik, Këshilli i Lartësive Golan u përmbyt me kërkesa për informacion rreth komunitetit të ri. "Qindra njerëz kanë mbërritur nga jashtë, shumë prej tyre hebrenj nga Kanadaja dhe SHBA-të, të cilët thonë se duan të bëhen rezidentë të këtij komuniteti”- thotë kreu i Këshillit Rajonal të Golan, Haim Rokach. Grupi i parë që pritet të vendoset përfshin 24 familje, me çifte të rinj të moshës 21-42 vjeç.
Add new comment