Ndalohet për korrupsion Platini

Ndalohet për korrupsion ish-presidenti i UEFA-s, Mishel Platini. Ai është mbajtur në një stacion policie në periferi të Parisit. Arrestimi i tij u bë në kontekstin e hetimeve për dhënien e Kupës së Botës Katarit në vitin 2022.
Platini dha sqarime në zyrën anikorrupsion të policisë gjyqësore dhe ndodhet në paraburgim në Nanterre, në veriperëndim të Parisit.
Katari fitoi të drejtën e organizimit të botërorit në vitin 2010, kur në krye të FIFA-s ishte Joseph Blatter, ndërsa Platini në atë kohë drejtonte UEFA-n. Ai u përfshi në mënyrë indirekte në këtë skandal për pagesa të paligjshme. Këto ngjarje e larguan atë nga UEFA në 2015 dhe më pas u përjashtua për 8 vite nga aktivitetet sportive, që më pas u ulën në 4.
Add new comment