Blloku Bota

Shpimet në Egje, BE përgatit sanksione për Turqinë

Postuar në 12 Korrik, 2019 20:18

Vendet anëtare të BE-së ranë dakord mbi sanksionet që Brukseli duhet t’i vendosë Turqisë për shpimet ilegale që Ankaraja vazhdon të bëjë në Zonën Ekonomike Ekskluzive të Qipros.

Pas konsultimeve me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe Presidencën e Këshillit Europian, delegacioni qipriot ia doli të ndryshojë tekstin, duke përforcuar formulimin me një shtesë të masave të synuara. Ndër të tjera, teksti thotë se BE do të ngrijë takimet e nivelit të lartë me Turqinë dhe do të ndërpresë fondet e para-anëtarësimit të vendit.

Mbërritën në Ankara pjesët e para të S-400 (Video)

Postuar në 12 Korrik, 2019 12:35

Mëngjesin e kësaj të premteje mbërriti në Ankara, ngarkesa e parë me pjesët përbërëse të sistemit të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia.

Kontrata e nënshkruar në shtator 2017 mes presidentit Erdogan dhe homologut Putin arrin vlerën e 2.5 miliardë dollarëve. Përdorimi i këtij sistemi nga pala turke ka vënë në alarm aleatët e NATO-s.

Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavushollu garantoi aleatët gjatë një konference për shtyp se sistemi do të veprojë në mënyrë të pavarur nga Moska dhe do të komandohet vetëm nga Turqia.

Fotolajm/Himni ulur për kancelaren gjermane

Postuar në 12 Korrik, 2019 11:04

Dridhjet e Angela Merkel kanë gjetur një zgjidhje. Gjatë takimit të Merkel me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, protokolli ka menduar të zhvillojë ceremoninë ulur. 

7 turistë të vdekur nga stuhia ne Halkidiki (Video)

Postuar në 11 Korrik, 2019 11:23

Makina të kthyera përmbys, pemë të çrrënjosura, shtëpi e dyqane të shkatërruara, por edhe 7 të vdekur e mbi 100 të plagosur. Ky është bilanci tragjik i stuhisë vrastare që goditi plazhet e njohura të Halkidikisë në Selanik mbrëmjen e së mërkurës. Tre ishin zonat më të prekura Sozopoli, Nea Plajia dhe Nea Potidha.

Brenda pak minutash, stuhia përfshiu gjithçka, duke lënë pas shkatërrimin dhe vdekjen. Mes viktimave janë edhe dy fëmijë të moshës 2 dhe 8 vjeç. Mënyra sesi ata humbën jetën ishte tragjike.

Ekstremistët pas Mitsotakis, apo përsëritja djathtas e manovrave të Tsipras

Postuar në 10 Korrik, 2019 21:59

Humbi Tsipras dhe fitoi Mitsotakis. Lajmi kryesor për Europën politike mbetet ende rotacioni në Greqi, ku disa mendojnë se vendi u rikthye te sistemi që mori goditje me fitoren e Syrizas.

Turqia në luftë diplomatike me Perëndimin

Postuar në 10 Korrik, 2019 15:36

Turqia e Erdoganit po gjendet këto kohë në një front të zgjeruar lufte diplomatike me një sërë aktorësh që kanë interesa thelbësore në Mesdheun Lindor. Në parim, Ankaraja zyrtare refuzon që për hir të ndarjes territoriale të vitit 1923 të pranojë të jetë spektatore e shfrytëzimit të pasurive nëndetare të mëdha të këtij rajoni.

Nga lufta në marrëveshje të re me Iranin. SHBA: Akordi i vitit 2015 nuk u ratifikua nga Kongresi

Postuar në 10 Korrik, 2019 14:57

Donald Trump ka bërë atë që pritje. Në vend të luftës em Iranin që e promovoi kaq shumë si ide, ai ka vendosur të kërkojë një marrëveshje të re që do të zëvendësojë atë të vitit 2015. Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Iranin, Brian Hook, ka folur për rrjetin Al Jazeera përmes të cilit ka shprehur në të vërtetë vetëm një kritikë me natyrë teknike.

Kriza e tretë epileptike për Merkel (Video)

Postuar në 10 Korrik, 2019 13:18

Shqetësim në rritje për shëndetin e Angela Merkel, pas një episodi të ri që tregon kancelaren gjermane në vështirësi gjatë ceremonisë së pritjes të kryeministrit finlandez në Berlin.

Ky është episodi i tretë që përsëritet në një muaj. Fillimisht, kancelarja dhe stafi i saj nxituan të mohojnë problemet, duke argumentuar se zonja Merkel kishte një dehidrim që u trajtua me...shumë ujë.

Edhe në Spanjë e majta  në sherr për "tepsinë"

Postuar në 10 Korrik, 2019 12:36

Spanja ndodhet para një krize të re politike pas takimit të dështuar mes kryeministrit socialist Pedro Sanchez dhe udhëheqëst të partisë  “La Podemos”,  Pablo Iglesias, për mundësinë e bashkëpunimit të formimit të qeverisë.

Duke pasur parasysh se aleanca problematike me partinë e krahut të djathtë Vox  në qeveritë rajonale po shkakton paqëndrueshmëri, kjo situatë po krijon vakum edhe në pushtetin qëndror.

Qeveria ruse miraton projektin e autostradës që lidh Kinën me Europën

Postuar në 10 Korrik, 2019 03:37

Rusia i ka hapur dritën jeshile një projekti shumë të madh infrastrukturor që inkuadrohet si ofertë e këtij vendi në kuadër të projektit kinez të ringjalljes së Rrugës së Mëndafshit. Mediat ruse raportojnë se qeveria ka miratuar projektin e autostradës Meridian, e cila do të jetë 1250 milje e gjatë dhe synon të lidhë përmes korridorit më të shkurtër tokësor Kinën me Europën. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota