Blloku Bota
Erdogan kërcënon hapur Qipron
"Ushtria turke nuk do të ngurrojë të bëjë të njëjtin hap si 45 vjet më parë, nëse kjo do të jetë e nevojshme për sigurinë e qipriotëve turq". Kështu deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në mesazhin e tij për 45 vjetorin e ndërhyrjes turke në Qipro, nisur nga përshkallëzimi i tensionit i krijuar javët e fundit nga shpimet turke në Mesdheun lindor.
Kosova ka nevojë për Zgjedhje, jo manovra
Pas Ramush Haradinajt ftesa për në Gjykatën Speciale i ka ardhur Jakup Krasniqit, ish-zëdhënës i UÇK-së dhe aktualisht një kundërshtar politik i Hashim Thaçit. Në Kosovë kanë nisur të arsyetojnë se pas largimit të Haradinajt dhe të tjerëve pro qëndrimeve të tij mund të qëndrojnë amerikanët që nuk pranojnë dot dështimin me negociatat mes Serbisë dhe Kosovës. Daniel Server, një studiues dhe diplomat i njohur ka pranuar se skenari që pas kësaj që po ndodh të jetë administrata Trump, duke cilësuar se po bëhet një gabim i madh.
Thirret nga Gjykata Speciale, Haradinaj jep dorëheqjen: Presidenti të caktojë datën e zgjedhjeve
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë sot dorëheqejn e parevokueshme nga detyra. Ai ka lexuar një letër dorëheqjeje pas mbledhje së qeverisë përmes së cilës ka sqaruar arsyet e largimit.
Sondazhi/71.6% e qytetarëve të Kosovës kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë
Në Kosovë vetëm 20.6% e qytetarëve janë dakord për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Gazet “Koha Ditore” publikon në një shkrim të vetin sot rezultatet e një sondazhi të realizuar nga Instituti Demokratik Amerikan(NDI) sipas të cilit 71.6% e të pyeturve mendojnë se tërësi tokësore e Kosovës duhet ruajtur edhe nëse kjo do të thotë zgjatje në kohë e procesit të integrimit në Bashkimin Europian.
Ebola në Kongo, OBSh deklaron emergjencë ndërkombëtare
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur situatë të emergjencës ndërkombëtare pas shpërthimit të ebolas në Kongo.
Rasti i infektimit me virusin në fjalë është konstatuar në qytetin e Gomas, në kufi me Ugandën dhe si përgjegjës për përhapjen e tij akuzohet një prift që mbante shumë emra.
Pastori që solli ebolan në Goma përdorte disa emra false për të fshehur identitetin e tij
citon Associated Press zyrtarë kongolezë.
Pompeo-Dendias, SHBA forcon partneritetin me Greqinë
Si konfirmim të rëndësisë së marrëdhënieve greko-amerikane e komentoi Departamenti Amerikan i Shtetit takimin e Sekretarit të Shtetit Mike Pombeo me homologun e tij grek, Nikos Dendia.
Sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit, të dy politikanët ranë dakord të vazhdojnë të të rrisin progresin në fushat kryesore të bashkëpunimit dypalësh, të përfshira në dokumentin e Dialogut Strategjik Greqi-SHBA
Franca njofton krijimin e forcës ushtarake hapësinore
Franca ka prezantuar përmes presidentit Emmanuel Macron planet e veta për krijimin e forcës së mbrojtje hapësinore. Macron e përcolli njoftimin me rastin e ditës kombëtar të Bastijës që u celebrua me festime dhe parada ushtarake.
Doktrina e re hapësinore dhe ushtarake që mu prezantua nga ministria dhe që e kam aprvuar do të na lejojë të sigurojmë mbrojtjen e hapësirës sonë. Ne do të fuqizojmë njohuritë tona për situatën në hapësirë, do të mbrojmë më mirë satelitët tanë
u shpreh presidenti francez.
Turqia është blerësi i parë, Rusia: Armatimi ynë do shfaqet në mbarë Lindjen e Mesme
Ndërsa mediat amerikane raportojnë për sanksione të mundshme ndaj Turqisë, për shkak të blerjes prej saj të sistemit mbrojtës S-400, Moska njofton se ka ndërmend që armatimin e saj ta shpërndajë në mbarë rajonin e Lindjes së Mesme dhe të Afërme. Kreu i Komitetit për Çështjet e Jashtme në Dumën ruse, Leonid Slutsky ka deklaruar në një intervistë për RT se Turqia është vetëm blerësi i parë.
Dyshime për 1.5 mln euro pazar me naftën ruse
Zyra e prokurorit të Milanos vijon hetimet për një rast të mundshëm korrupsioni, në të cilin implikohen partina e krahut të djathtë "Lega Nord" dhe kreu i saj Matteo dhe Salvini, i cili është zv/kryeministër dhe ministër i Brendshëm.
Skandali i Cambridge Analytica, Facebook gjobitet me 5 miliardë dollarë
Komisioni Federal për Tregëtinë në ShBA ka vendosur një gjobë 5 miliardë dollarë ndaj Facebook për skandalin e vitit 2018 me Cambridge Analytica. Lajmi është raportuar nga disa media amerikane sipas të cilave kjo është gjoba më e madhe kundër një kompanie teknologjike. Gjoba më e madhe paraardhëse është ajo ndaj Google, në masën e 22.5 milionë dollarë në vitin 2012 për praktikat e privatësisë.