Ebola në Kongo, OBSh deklaron emergjencë ndërkombëtare
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/07/3064A89D-5873-4178-A36C-8EC95568D526_2019_07_18_10.jpeg?itok=VE1PVOfe)
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur situatë të emergjencës ndërkombëtare pas shpërthimit të ebolas në Kongo.
Rasti i infektimit me virusin në fjalë është konstatuar në qytetin e Gomas, në kufi me Ugandën dhe si përgjegjës për përhapjen e tij akuzohet një prift që mbante shumë emra.
Pastori që solli ebolan në Goma përdorte disa emra false për të fshehur identitetin e tij
citon Associated Press zyrtarë kongolezë.
Kjo është hera e pestë që OBSh bën shpallje të tilla. Në vitin 2014-16 u vepruan në këtë mënyrë me shpërthimin e ebolas në Afrikën Perëndimore nga e cila vdiqën 11 mijë njerëz. Më herët emergjente janë trajtuar shpërthimet e Zikas në Amerikë, pandelia e gripit të derrit dhe poliomelitit.
Add new comment