kongo
Marrëveshje koloniale e BE-së për kobaltin e Ruandës
Një marrëveshje e BE-së me Ruandën po nxit krizë në Kongon fqinje. Uria e Evropës për minerale për makinat e saj elektrike dhe mikroçipat po është shtuar edhe më shumë për shkak të garës me Kinën për pasuritë e burimeve të Afrikës Qendrore.
Kongoja lindore, një vend i cili ka njohur një nga krizat më të këqija humanitare në botë, ku janë vrarë 6 milionë njerëz gjatë dekadave të fundit, kufizohet me Ruandën.
Për BE-në, marrëveshja është një mundësi për të fituar akses në elementët që i nevojiten për “objektivat e saj të energjisë së gjelbër dhe të pastër”.
Luis Armstrong, "kalë Troje" i CIA-s në Kongon e vitit 1960
Ishte një mbrëmje e paharrueshme: Louis Armstrong, gruaja e tij dhe një diplomat nga ambasada amerikane ishin jashtë për darkë në një restorant në atë që ishte ende Léopoldville, kryeqyteti i Kongos që sapo kishte shpallur pavarësinë.
Trombisti, këngëtari dhe drejtuesi i grupit, me nofkën Satchmo kur ishte fëmijë, ishte në mes të një turneu në Afrikë që do të zgjaste me muaj, i organizuar dhe sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit, në përpjekje për të përmirësuar imazhin e SHBA-ve në dhjetëra vende që sapo ishin shkëputur nga regjimet koloniale.
Mbreti Philippe i Beligjikës flet për herë të parë për historinë koloniale në Kongo
Mbreti Philippe i Belgjikës është shprehur për herë të parë rreth të kaluarës koloniale në Kongo, ku paraardhësit e tij kanë zbatuar politika të dhunshme me pasojë vdekjen e miliona njerëzve sipas të dhënave të ndryshme.
Tradita e familjes mbretërore belge është heshtja mbi këtë temë delikate, por në kuadër të 60 vjetorit të Pavarësisë së Kongos nga Belgjika, mbreti ka autorizuar një deklaratë përmes së cilës shpreh keqardhjen për ato që ai i quan “plagët e së shkuarës koloniale dhe akte dhune dhe mizorie”.
Ebola në Kongo, OBSh deklaron emergjencë ndërkombëtare
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur situatë të emergjencës ndërkombëtare pas shpërthimit të ebolas në Kongo.
Rasti i infektimit me virusin në fjalë është konstatuar në qytetin e Gomas, në kufi me Ugandën dhe si përgjegjës për përhapjen e tij akuzohet një prift që mbante shumë emra.
Pastori që solli ebolan në Goma përdorte disa emra false për të fshehur identitetin e tij
citon Associated Press zyrtarë kongolezë.