Akuza e Serbisë: Florim Ejupi, autor i vrasjes së Oliver Ivanoviçit. Është pjesëtar i CIA-s

Postuar në 05 Korrik, 2019 17:44

Mediat serbe po qarkullojnë një emër si të dyshuar kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, politkanit serb të Kosovës. Gazeta “Novosti” flet për një person të quajtur Florim Ejupi si i dyshuar kryesor për të cilin pretendon se ka marrë informacione nga gjykatësi suedez Christer Karphammar, drejtues i hetimeve për sulmet me bombë në Podujevë në vitin 2001.

Kur më 14 maj të vitit 2001, Ejupi u arratis në mënyrë misterioze nga kampi “Bondsteel”, atëherë dëgjova për herë të parë se Ejupi ishte pjesëtar i CIA-s. më vonë mësova se ishte vendosur që Ejupi nuk do të përbllej me gjykim pasi mund të fliste për sfodin politik të krimeve të kryera në Kosovë asokohe. Gjatë arrestimit ai tha vetëm: nuk flas

citohet gjykatësi në fjalë.  

Gazeta shkon më tej për të kërjuar gjurmë të këtij individi që sipas të dhënave gjatë luftës së vitit 1999 nuk ka qenë në Kosovë për në Gjermani, ku dushohet se merrej me grabitje, trafik droge etj..

Nga ky profil, Ejupi sipas gazeta shfaqet në vitin 2004 si organizator ndaj atyre që ajo i quan “progrome kundër serbëve” në Kosovë, teksa dyshohet se ka vrarë edhe personazhe shqiptarë si Tahir Zemaj dhe Jemail Mustafa, të dy njerëz të afërt të Ibrahim Rugovës. 
 
Kjo linjë çon në vrasjen e Ivanoviç, pa harruar që në vitin 2015, gazeta “Koha Ditore” shkruante se Ejupi përflitej si person i paguar për të vrarë Xhavit Halitin. 

Gazeta citon burime të shërbimeve sekrete serbe sipas të cilave, pak përpara vrasjes së Ivanoviç, Ejupi hyri në Kosovë nga Tirana, për të ikur mandej në Gjermani. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.