Presidenti i Kazakistanit anullon me dekret kreditë e këqija për 3 milionë qytetarë
Presidenti i ri i Kazakistanit, Kassym – Jomart Tokayev ka vendosur të anullojë kreditë e këqija për 1/6-ën e popullsisë së vendit. Programi i faljes së kredive është akti i parë politik i madh i Tokayev qëkurse ai erdhi në pushtet në 9 qershor, pasi ish-presidenti jetëgjatë i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev i la vendin.
Tokayev ka po ashtu ndërmend t’i japë fund programit qeveritar të shpëtimit bankar pasi në 10 vitet e fundit, falë këtij programi, Kazakistani është detyruar të paguajë 18 miliardë dollarë në mënyrë që të shpëtojë nga kolapsi disa banka. Masat e premtuara parashikojnë që të çlirojnë nga borxhet rreth 3 milionë njerëz në Kazakistan, një vend me 18 milionë banorë.
Dekreti i publikuar të mërkurën që kaloi thekson se rreth 500 mijë njerëz nuk e paguajnë dot borxhin e tyre, në 86% të rasteve kreditë janë më pak se 2 650 dollarë. Nisma e Tokayev ngjan me atë të ndërmarrë në Gjeorgji, ku qeveria që ka njoftuar anullimin e kredive për 600 mijë njerëz.
Add new comment