kreditë e këqija
Presidenti i Kazakistanit anullon me dekret kreditë e këqija për 3 milionë qytetarë
Presidenti i ri i Kazakistanit, Kassym – Jomart Tokayev ka vendosur të anullojë kreditë e këqija për 1/6-ën e popullsisë së vendit. Programi i faljes së kredive është akti i parë politik i madh i Tokayev qëkurse ai erdhi në pushtet në 9 qershor, pasi ish-presidenti jetëgjatë i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev i la vendin.
Kreditë e këqija, bankat do të marrin para nga shteti
Pas çdo ligji të ligjvënësve shqiptarë ka një korrupsion. Kështu do të perifrazohej në kushtet tona thënia e Balzakut: “Pas çdo pasurie të madhe fshihet një krim i madh”. Vini re, se si propozohen dhe miratohen në kuvend ligje për plehrat, për lojërat e fatit, për koncesione pa garë, për shërbime publike që u kalojnë privatëve, për pasuri publike që tjetërsohen.
FMN: Bankat nuk financojnë ekonominë, trajtoni kreditë me probleme
Për Fondin Monetar Ndërkombëtar niveli i lartë i kredive me probleme është një nga shkaqet kryesore që e rendit Shqipërinë të fundit në rajon sa i përket kreditimit të ekonomisë. E pranishme në forumin e 4 financiar, shefja e misionit të FMN për Shqipërinë, Anita Tuladhar, tha se "rimëkëmbja ekonomike në Shqipëri po forcohet, por kjo rimëkëmbje nuk është mbështetur nga rritja e kreditimit". Sipas Tuladhar, përveç Serbisë, Shqipëria ka nivelin më të lartë të kredive me probleme në rajon. “Rritja e kreditimit në Shqipëri është me pak se vendet e rajonit.
Ndryshimi ligjor, bankat marrin të drejtën të shesin kolateralin me 30% të vlerës në ankandin e tretë
Bankat do të kenë të drejtë që të shesin me 30% të vlerës kolateralin e lënë si garanci nga individët apo bizneset që kanë marrë kredi. Kjo do të mundësohet nga një ndërhyrje në Kodin e Procedurës Civile me kërkesë të bankave që e shohin këtë si ndihmë për to për daljen nga situata e krijuar me kreditë e këqija.
Betejë për të mbrojtur debitorët e bankave, 320 mijë grekë rrezikojnë të humbasin shtëpitë
Qeverisë greke i është dhënë afat deri në fillim të javës së ardhshme për të konkluduar në një marrëveshje me kreditorët. Zëdhënësi i Komisionit Europian, deklaroi se ministrat e financave të eurozonës ka udhëzuar grupin e ekspertëve, Euro Working Group, që të mblidhet jo më vonë se fillimi i javës së ardhshme, me qëllim që të merren vendimet e domosdoshme. “Shpresojmë që masat të finalizohen brenda ditëve të ardhshme”, deklaroi në Bruksel zëdhënësi Margaritis Schinas.
Rama e pranon: Jemi në krizë, drejtësia e korruptuar po mban peng ekonominë
Kryeministri Rama u ka shtuar një tjetër argument arsyeve që sipas tij po mbajnë peng ekonominë e vendit. Përveç modelit të ri ekonomik që sipas tij kërkon kohën e vet të japë efektet e dëshiruara dhe uljes së çmimit të naftës si pasojë e rritjes së prodhimit vendas, një tjetër arsye është drejtësia e korruptuar.