Blloku Bota
Kritika nga Beogradi për KFOR-in
Ka mbërritur vajtimi i parë zyrtar serb për situatën në veri. Pas gatishmërisë luftarake të urdhëruar për të dhjetën herë nga Vuçiç, kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka kritikuar edhe KFOR-in për vonesën e reagimit duke akuzuar madje se misioni i NATO-s nuk po përmbush detyrimet e veta.
Ata nuk po mbrojnë demokracinë, ajo çfarë ata po bëjnë është mbrojtja e uzurpatorit nga demokracia dhe qytetarët e zakonshëm
Turqia mbyll kufirin me Iranin me mur për të luftuar emigracionin e paligjshëm
Një mur me tela me gjemba është mekanzimi më i fundit me të cilin Turqia po përpiqet të frenojë emigrimin e paligjshëm dhe të shtojë sigurinë e kufijve.
Muri prej betoni përgjatë vijës kufitare do të mbulojë një distancë prej 560 kilometrash. Një seksion prej 295 kilometrash përfundoi në vitin 2021, ndërsa 96 kilometrat e tjera brenda kufijve të rretheve Çaldiran dhe Özalp sapo kanë përfunduar.
Pjesa e mbetur do të përbëhet nga barriera betoni 5 metra të larta, 2.87 metra të gjera, të përforcuara me tela çeliku.
“OSBE-ja mund të shkojë në kolaps”
Ministri i Jashtëm finlandez paralajmëron një ngërç të mundshëm në punën e OSBE-së. Pekka Haavisto thotë se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) mund të shkojë në kolaps nëse Rusia dhe Bjellorusia nuk miratojnë kryesimin e Estonisë në vitin 2024.
Franca kufizon me ligj “biznesin” e influencerave
Përfaqësuesit e të dhomave të Parlamentit francez ranë dakord më në fund për projekt-ligjin që synon rregullimin e ndikimit tregtar dhe luftimin e abuzimeve në mediat sociale. Drafti përfundimtar shkon për votim javën e ardhshme. Nëse merr miratimin e shumicës, ai do t’i shërbejë rregullimit të asaj që është etiketuar si "xhungla e ndikimit".
Presidenti bjellorus shtrohet në spital menjëherë pas takimit me Putin
Lideri i opozitës në Bjellorusi, Valery Tsepkalo, denoncoi në Telegram përkeqësimin e papritur të gjendjes shëndetësore të presidentit të vendit, menjëherë pas takimit me homologun rus. Sipas tij, Alexander Lukashenko është dërguar në Spitalin Qendror Klinik të Moskës në gjendje kritike.
Sulmi më i madh me dronë mbi Kiev që nga 24 shkurti
Media të ndryshme raportojnë se mes të shtunës dhe të dielës Rusia ka kryer sulmin më masive me dronë mbi Kiev që nga nisja e sulmit më 24 shkurt 2022. Sipas burimeve zyrtare ukrainase janë numërua 54 dronë vrasës, prej të cilëve 40 thuhet se janë shkatërruar.
Vuçiç jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë së tij. Vendimi ëhstë marrë gjatë një mbledhjeje të Asamblesë Zgjedhore të Partisë Progresive që mbahet në Kragujevac dhe vjen pas 12 vjetësh në krye të saj.
Mendoj se duhet një qasje disi më ndryshe për të bashkuar një numër më të madh forcash të atyre që duan të luftojnë për fitoren e një Serbie patriotike dhe të suksesshme
citohet ai.
Vaksinat, marrëveshja e rinegociuar favorizon sërish Pfizer
Komisioni Evropian dhe gjiganti farmaceutik amerikan, Pfizer, kanë rinegociuar kontratën e furnizimit me doza vaksine anti-Covid. Fjala është për marrëveshjen e lidhur gjatë pandemisë. Palët kanë rënë dakord që Pfizer t'i shpërndajë dërgesat gjatë katër viteve të ardhshme, deri në vitin 2027, dhe do të reduktojë sasinë totale të dozave që ishin parashikuar për këtë vit.
Pa kthim pas nga Veriu
Beogradi zyrtar ka vënë në lëvizje pulsin e radhës në Kosovë, teksa raportohet tensionim i situatës në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Pamjet e shpërndara nga media të ndryshme dëshmojnë për një acarim episodik mes qytetarëve të kombësisë serbe dhe forcave policore të Kosovës që asistojnë marrjen e detyrës nga kryetarët e rinj të komunave me shumicë serbe.
Rrezik për Francën nga "dhuna jocivile"
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka folur për një proces decivilizimi për shkak të një dhune në rritje që ka mbërthyer shoqërinë.
Duhet të jemi të pakompromis për themelet. Nuk ka dhunë legjitime, verbale apo ajo kundër një personi. Ne duhet të punojmë në thellësi për të kundërvepruar ndaj këtij procesi jocivil
citohet ai nga e përditshmja franceze, "Le Parisien".