Vuçiç jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë

Postuar në 27 Maj, 2023 16:05

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë së tij. Vendimi ëhstë marrë gjatë një mbledhjeje të Asamblesë Zgjedhore të Partisë Progresive që mbahet në Kragujevac dhe vjen pas 12 vjetësh në krye të saj.

Mendoj se duhet një qasje disi më ndryshe për të bashkuar një numër më të madh forcash të atyre që duan të luftojnë për fitoren e një Serbie patriotike dhe të suksesshme

citohet ai.

Vuçiç ka krijuar një lëvizje të re, Lëvizja Popullore për Shtetin përmes së cilës analistë të ndryshëm shohin një manovër për të neutralizuar krizën e besimit që asociohet me partinë e tij, e cila është më pak popullore në Serbi sesa vetë Presidenti.

Presidenti serb shpreson të marrë edhe një mandat të ri tani që përballet me protesta në rritje dhe madje edhe një frymë radikalizmi që sa vjen e lidhet në fakt me pakënqësinë ndaj pushtetit të tij.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.