Blloku Bota
Perëndimi bojkoton Ditën e Fitores në Moskë
Rusia ka celebruar sot 78 vjetorin e fitores mbi nazizmin përmes paradës tradiconale në Sheshin e Kuq në Moskë. Presidenti i vendit, Vladimir Putin ka qenë i pranishëm në ceremoni shoqëruar nga drejtues të disa vendeve si Kazakistani, Bjellorusia, Turkmenia, Uzbekistani dhe Armenia. Europa dhe Perëndimi ka qenë i papërfaqësuar në këtë ceremoni që ngrihet edhe mbi aleancën antifashiste ku aderonte edeh SHBA me Britaninë e Madhe. Putin ka cilësuar në fjalën e vet pasojat e ideologjive të superioritetit dhe vetëperceptimeve përjashtimore, që diktojnë zhvillime tragjike në botë.
Burra shteti si këta/Zelenskiy: Propozova që Fitorja mbi Nazizmin të kujtohet më 8 maj, jo 9 maj
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenkskiy ka propozuar që dita e fitores mbi Nazizmin të jetë 8 maji dhe jo 9 maji siç është përkujtuar deri më tani.
Është më 8 maj që shumica e kombeve të botës kujtojnë madhështinë e fitores mbi nazistët. Sot i kam dorëzuar një draft parlamentit përmes të cilit propozoj që 8 maji të jetë Dita e Kujtesës dhe Fitores mbi Nazizmin në Luftën II Botërore të 1939-1945
citohet ai.
Pazari turk/Refuzon kërkesën amerikane për dërgimin e S-400 në UKrainë
Turqia ka refuzuar kërkesën e SHBA-ve për të dërguar në Ukrainë sistemin S-400. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka zbardhur kërkesën amerikane që tingëllon disi paradoksale nisur nga fakti se SHBA-të kundërshtuan më herët negociimin turk për blerjen e sistemit rust ë mbrojtjes ajrore.
Sanksione edhe Kinës
Brukseli propozon sanksione ndaj kompanive kineze që mbështesin makinerinë ruse të luftës. Ideja e kthyer për herë të parë në një propozim formal pritet të rrisë tensionet e BE-së me Pekinin.
Shtatë biznese kineze të akuzuara për shitjen e pajisjeve që mund të përdoren në armë janë renditur në një paketë të re sanksionesh që do të diskutohet nga vendet anëtare të BE këtë javë, bën të ditur “Financial Times”.
Assad fiton/Liga Arabe voton ripranimin e Sirisë
Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe kanë votuar së fundmi një vendim për ripranimin e Sirisë në organizatë. Vendimi u mor në një takim me dyer të mbyllura në Kajro të Egjiptit dhe ai sinjalizon vullnetin për të normalizuar lidhjet dhe marrëdhëniet me presidentin Bashar al-Assad. Katari ka kundërshtuar normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Assad pa një zgjidhje politike të konfliktit sirian.
Fotolajm/Kurorëzohet mbreti Charles III i Anglisë
Ceremonia është mbajtur në Abacinë e Westminster.
Zaptimi i plazheve në Greqi/Gjykata e Lartë: Ligji grek nuk njeh plazhe private
Zaptimi i plazheve duket se nuk është zakon shqiptar vetëm. Në Greqi është dashur qëndrimi publik i Gjykatës së Lartë për të sqaruar se:
Ligji grek nuk njeh plazhe private
Scholz: Unioni Afrikan duhet të jetë pjesë e G20
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbështetur publikisht kërkesën e Unionit Afrikan për një vend në grupin e vendeve kryesore ekonomike në botë, G20. Gjatë një takimi me kreun e Komisionit të Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat në Adis Abeba të Etiopisë, Scholz ndër të tjera tha:
Epidemia e ullinjve në Pulia, një "fitore" e konspiracionit mbi shkencën
Në 2013, në Pulia të Italisë, u regjistrua një nga epidemitë më të rënda të bimëve në botë. Bakteri (i pashërueshëm) Xylella fastidiosa preku ullinjtë, duke shkatërruar 21 milionë pemë.
Xylella është një patogjen karantine, që do të thotë: prerja e pemëve të infektuara është e domosdoshme për të shpëtuar ato që nuk janë prekur ende.
Megjithatë, puliezët vendosën të mos i besojnë shkencës, por teorive të konspiracionit.
Zgjerimi i NATO-s në Azi sjell luftë
Edhe Kina e sheh me shqetësim zgjerimin e NATO-s. Ministria e Jashtme kineze, në një deklaratë zyrtare, tha se zgjerimi i NATO-s në rajonin e Azi-Paqësorit do të dëmtojë stabilitetin.
"Zgjerimi i vazhdueshëm i NATO-s drejt lindjes në rajonin e Azi-Paqësorit dhe ndërhyrja e aleancës në çështjet rajonale do të dëmtojnë në mënyrë të pashmangshme paqen dhe stabilitetin", tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, e cituar nga TASS.