Pazari turk/Refuzon kërkesën amerikane për dërgimin e S-400 në UKrainë

Postuar në 08 Maj, 2023 17:10

Turqia ka refuzuar kërkesën e SHBA-ve për të dërguar në Ukrainë sistemin S-400. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka zbardhur kërkesën amerikane që tingëllon disi paradoksale nisur nga fakti se SHBA-të kundërshtuan më herët negociimin turk për blerjen e sistemit rust ë mbrojtjes ajrore.

SHBA na kërkoi të dërgonim në Ukrainë sistemin S-400. Ankaraja nuk kërkon sot rikthimin në programin e blerjes së avionëve F-35, por më shumë do rikthimin e parave nga Uashingtoni që janë paguar për aviontë përpara se të përjashtohej nga programi. Turqia po prodhon aktualisht avionët e vet ushtarakë dhe aktualisht ka interes për blerjen e avionëve F-16

citohet ai.  

Kërkesa amerikane duket se reflekton dobësi në infrastrukturën mbrojtëse të Ukrainës përpara ndonjë sulmi në shkallë të gjerë të Rusisë që duket se po lidhet me marrjen e Bakhmut dhe pranverën. Pak ditë më parë u raportua se ukrainasit rrëzuan një raketë supersonike ruse, “Kinzhal”, duke vënë në veprim sistemin amerikan “Patriot”, shenjë kjo se lufta po hyn në fazën e përballjes së armatimit të dy fuqive kryesore ushtarake në botë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.